• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dosja për vrasjen e Martin Canit/ Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”

16 Shkurt, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur një gjyqtar paraprak do të vendosë mbi hetimet ndaj të miturit që vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, prokuroria po kërkon në një hetim të veçuar se kush prej stafit shkollor shpërdoroi detyrën duke mos e konsideruar konfliktin mes nxënësve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Siç bëjnë me dije burime pranë grupit të hetimit është marrë dëshmia e oficeres së sigurisë me inicialet J. K e cila e ushtronte këtë detyrë në shkollën “Fan Noli’ prej një viti e gjysëm.

Dëshmitarja tregon se menjëherë mbasi u informua për konfliktin mes nxënësve, ka njoftuar drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, mësuesen kujdestare dhe psikologen.

Lexo edhe:

E shtunë me temperatura të larta, çfarë parashikon moti për sot!

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT, banorët ende pa zgjidhje

Oficerja kishte mësuar për sherrin mes Mario Përlleshaj autori i arrestuar dhe viktimës Martin Cani nga një mësuese që dëgjoi tonet e larta mes tyre dhe sharjet për mamatë.

“Shkova në tualet dhe vura re që nxënësit nuk ishin atje. Më pas thirra Martin Canin që më tha se kur kishte hyrë në këto ambiente kishte sharë kot dhe se shtetasi Mario Përlleshaj e kishte marrë personale me të. Thirra Marion dhe më tha se nuk kishte asnjë problem me të, të dy ishin të qetë me njëri-tjetrin”, shprehet oficerja për grupin e hetimit. Por mbas orës së 6 të mësimit ajo mori dijeni për krimin e ndodhur.

Veç dëshmive të nxënësve që u përfshinë në përleshje, prokuroria ka administruar edhe një pamje filmike, ku Mario Përlleshaj shfaqet duke u larguar me një send në dorë në dukje si thikë.

14-vjeçari i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të fëmijë shprehet se e njihte Martinin si një nxënës të klasë së 9 paralele.

“Nuk kam patur konflikt më parë. Atë ditë dola nga shkolla isha së bashku me shokun tim. Në atë moment më thirri Martini i cili ishte me dy apo më shokë persona që nuk i njihja. U ndava nga shoku im dhe u afrova tek Martini që më tha të shkoja me të të sqarohesha, pa më thënë çfarë. Ecëm përpara dhe shokët e tij na ndiqnin pas. Pasi ndaluam më goditën”, deklaron Mario, i cili këmbëngul se nuk mban mend të ketë përdorur thikë.

Por shoku i Martinit të vogël, Luisi, që mbeti i plagosur gjithashtu përshkruhet nga nga dëshmitarët e tjerë të mitur se ishte personi i parë që qëlloi me grusht në gjoks Marion.

Luisi tregon se gjatë momenteve të sqarimit mes fëmijëve teksa po ecnin dëgjoi pyetjen “o çuna a dini ndonjë vend ku blihen buqeta me lule?”

I akuzuari për vrasje Mario Përlleshaj, që ka kërkuar disa herë ndryshim mase, ka dorëzuar edhe dëftesën e notave ku rezulton me nota të mira, kërkesë që nuk është pranuar nga gjykata.

Mario Përlleshaj vazhdon të mbahet në burgun e të miturve mbasi siç thotë gjykata, vepra për të cilën dyshohet ajo e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një të mituri”, është një krim për të cilin ligji parashikon dënimin jo më pak se njëzet vjet ose burgim të përjetshëm./Top Channel

Nga Kategoria

Aktualitet

E shtunë me temperatura të larta, çfarë parashikon moti për sot!

27 Qershor, 2026
Aktualitet

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT, banorët ende pa zgjidhje

27 Qershor, 2026
Aktualitet

Deputetja europiane mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e qytetarëve

26 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

27 Qershor, 2026

E shtunë me temperatura të larta, çfarë parashikon moti për sot!

27 Qershor, 2026

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT, banorët ende pa zgjidhje

27 Qershor, 2026

Milan thyen rekordin e klubit, Gonçalo Ramos mbërrin nga PSG për 60-70 milionë euro

26 Qershor, 2026

Zyrtare: Ceballos largohet nga Real Madrid

26 Qershor, 2026

Senegali shkatërron Irakun dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

26 Qershor, 2026

Dembélé shkëlqen me tripletë, Franca mbyll grupin në krye pa duelin Mbappé-Haaland

26 Qershor, 2026

Deputetja europiane mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e qytetarëve

26 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.