Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Një çift bashkëshortësh dyshohet se janë dhunuar nga disa kultivues droge.
Sipas burimeve fillimisht është sulmuar burri Skënder Nika që sapo kthehej nga puna për shtëpi, teksa më vonë është dhunuar edhe bashkëshortja e tij Bardhe Nika.
Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa të lënduarit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.










