Ka përfunduar ndeshja mes AF Elbasani-KF Tirana me fitoren e Tiranës 3–1.
Takimi u shoqërua me tensione, incidente dhe akte dhune jashtë dhe pranë stadiumit.
Për shkak të situatës, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar 10 tifozë të Tiranës në drejtorinë e policisë në Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.











