Dhjetëra banorë dhe zyrtarë lokalë nga jugu i Libani u mblodhën në Bejrut për të protestuar kundër shkatërrimit të fshatrave të tyre nga Izraeli, që sipas tyre ka vijuar edhe pas një armëpushimi të brishtë.
Protestuesit deklaruan se, si para ashtu edhe pas armëpushimit të 17 prillit në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollah, janë kryer shkatërrime të mëdha në jug të vendit dhe është penguar rikthimi i banorëve në mbi 50 fshatra.
Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar Naqura, Ibrahim Hamza, u shpreh se situata është dramatike dhe shumë zona janë shkatërruar plotësisht. “Nuk mund të kthehemi. Praktikisht nuk ka ku të kthehemi,” tha ai.
Në sheshin qendror të Bejrutit, protestuesit mbanin flamuj libanezë dhe fotografi të fshatrave të tyre të rrënuara, ndërsa disa prej tyre ngritën pankarta me pyetjen: “Ku është armëpushimi?”.
Nga ana tjetër, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria do të vazhdojë të shkatërrojë ndërtesat në zonat kufitare që, sipas tij, janë përdorur nga Hezbollahu si baza operative.











