• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 16 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Debate në Komision për deklaratat e ministres serbe! Hasani: Qelbësirë, e çmendur! Vokshi akuza PS: Heshtët, të miratojmë deklaratë për ta dënuar

20 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e ministres serbe të pushtetit lokal dhe administratës Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë ka shkaktuar debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme. Ishte deputetja e PD, Albana Vokshi dhe Tritan Shehu të cilët u përplasën me kryetarin Igli Hasani duke kërkuar shpalljen non grata të ministres serbe, si edhe miratimin e një deklarate në Komision për të dënuar qëndrimin e saj për spastrimin etnik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Albana Vokshi: Para disa ditësh, ministrja serbe ka deklaruar në një intervistë se po të ishte në vend të Millosheviçit në 1998 ajo do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kjo nuk është gafë politike, as deklaratë e nxituar, por është legjitimim i hapur i spastrimit etnik. Është deklaratë skandaloze, e dënueshme dhe që ka ngjallur reagim kombëtar dhe ndërkombëtar. Me njëherë pas kësaj deklarate reagoi BE, komisionerja për zgjerimin, qeveria gjermane, Mbretëria e Bashkuar, eurodeputetë. Ndërkohë që kryeministri zgjodhi të heshtë. Ende sot që flasim, kryeministri që flet për çdo gjë, vetëm për këtë deklaratë skandaloze të qeverisë serbe hesht. Ndërkohë ministria e jashtme ka bërë një reagim të thatë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë tjetër. PD ka kërkuar shpalljen non grata, ku është kryeministri? Pse nuk shpallet non grata, pse nuk thirret me urgjencë ambasadori serb dhe t’i paraqitet një notë proteste. Kur relativizohen krimet e Millosheviç, Shqipëria nuk mund të heshtë. Në kërkojmë shpalljen e saj non grata dhe inicim e një padie për nxitje të spastrimit etnik dhe të thërritet ambasadori serb për t’i paraqitur notë zyrtare. Ne si komision të dalim m enjë deklaratë të përbashkët, se çështja nuk ka kah politik, të dënojmë deklarata, ti kërkojmë qeverisë shqiptare të marrë hapat diplomatike të nevojshëm. Unë kam sjellë një draft-deklaratë.

Hasani: Qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim për atë frazë të tmerrshme e të papranueshme, të thënë nga një qelbësirë që përpiqet t’i nxjerrë të gjitha komplekset e rinisë së saj nëpërmjet asaj deklarate. Ministri i Jashtëm ka mbajtur qëndrim, kreu i grupit në seancën e kaluar ka mbajtur qëndrim. Kjo mazhorancë ka qenë e qartë në dënimin e një individi që përfaqëson të shkuarën e Millosheviçit. Spastrimin etnik e kanë pasur dëshirë dhe, në momente të caktuara, janë përpjekur ta shndërrojnë në realitet, por shqiptarët nuk mund t’i spastrojnë etnikisht aq lehtë. Këto personazhe qesharake nuk mund ta qesharakëzojnë punën e shqiptarëve, kudo që janë. Ne kemi qenë të qartë, konsekuentë dhe shumë të hapur për të kuptuar realitetin në të cilin ndodhemi. Nuk ka asnjë dilemë për qëndrimet tona. Askush nuk ka shans t’i vërë në diskutim shqiptarët, Kosovën dhe realitetin ku jetojnë shqiptarët, qoftë edhe për konsum të brendshëm elektoral. Mos u merrni me injorantë dhe delirantë.

Lexo edhe:

Keni ngarkuar selfie në ChatGPT për t’u kthyer në vitet ’80? Ekspertët ngrejnë alarmin

Serbia në festë pas vendimit të Gjykatës Speciale! Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme, Daçiç: U vërtetuan akuzat tona

Vokshi e Shehu: E minimizove.

Hasani: Mos me thuaj e minimozve.

Debatet bënë që në mbledhja të ndërpritet për 5 minuta.

Shehu: Ne jemi komisioni i jashtëm, nuk mund t’i anashkalojmë këto veprime, ne bëjmë analizën e veprimit të politikave të jashtme. Ne duhet të shprehemi dhe i rekomandojmë qeverisë se çfarë duhet të shprehet. Këtu kemi të bëjmë me një deklaratë tejet të rrezikshme, me një qëndrim që kërkon të nxisë diçka dhe që është në vazhdën e qëndrimeve armiqësore ndaj Kosovës dhe që lidhet me atë që kërkon të mbulohet gjenocidi serb në Kosovë. Qeveria shqiptare duhet të marrë masa, deklaratat nuk janë dokumente formale. Nuk mund ta trajtojmë sikur është një qytetare e thjeshtë, është një anëtare e qeverisë.

Vokshi: Ruani etikën, mos e ngrini zërin se fyerja e kolegevë të opozitës nuk ju jep të drejtë në atë që thoni.

Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës, të nis javën me leksione nga ti për ruajtje durimi dhe gjuhë të mirë.

Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.

Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.

Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju mundiheni të fshihni heshtjen e dënueshme të kryeministrit.

Hasani: Nuk fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.

Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.

Hasani: E çmendur, një qelbësirë e çmendur që ia ka arrit qëllimit të vërë këtë komision të flasë budallëqe.

Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.

Hasani: Fol, por mos u merr me mua.

Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.

Hasani: Mos u merr me mua.

Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën. Kërkojmë të dalim me një deklaratë të përbashkët që të dënojmë deklaratat e ministres serbe.

Ndërkohë, kërkesa e PD për të miratuar deklaratën nuk u hodh fare në votim.

Spahiu: Ky komision ka ditur të bëjë rezoluta të përbashkëta. Opinioni publik ka nevojë për koherencë. Në 7 ditë ka patur deklarata të ministrit të jashtëm ,tët gjithë grupit të PS. Kanë kaluar 7 ditë, por të gjesh një kauzë për të ardhur në komision dhe të rrish një orë dhe pastaj të ikësh në 11 pa 5 pa i kushtuar asgjë rendit të ditës që kanë të bëjnë me integrimin kjo s’më duket e drejtë.

Nga Kategoria

Lajme

Keni ngarkuar selfie në ChatGPT për t’u kthyer në vitet ’80? Ekspertët ngrejnë alarmin

16 Shtator, 2026
Kosova

Serbia në festë pas vendimit të Gjykatës Speciale! Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme, Daçiç: U vërtetuan akuzat tona

16 Shtator, 2026
Ekstra

45% e djemve të Gen Z nuk i kanë kërkuar kurrë një vajze të dalë në jetën reale/ Frika nga refuzimi dhe ankthi social

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Keni ngarkuar selfie në ChatGPT për t’u kthyer në vitet ’80? Ekspertët ngrejnë alarmin

16 Shtator, 2026

Serbia në festë pas vendimit të Gjykatës Speciale! Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme, Daçiç: U vërtetuan akuzat tona

16 Shtator, 2026

45% e djemve të Gen Z nuk i kanë kërkuar kurrë një vajze të dalë në jetën reale/ Frika nga refuzimi dhe ankthi social

16 Shtator, 2026
Screenshot

“A ka rrezik të vdesë në burg?”/ Milaim Zeka shpërthen në lot, tregon komentin e vajzës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

16 Shtator, 2026

Prekëse! Polici i Kosovës përlotet kur i vendosin flamurin kombëtar dhe të UÇK-së

16 Shtator, 2026

Diomande shpërthen ndaj Elches, driblon më shumë se Lamine Yamal dhe ndez garën për titullar te Real Madridi

16 Shtator, 2026

Messi rikthehet për një lamtumirë të fundit me Argjentinën, do të luajë ndeshjen e fundit në Buenos Aires

16 Shtator, 2026

Kroos thumbon Musialën, Wirtz dhe Pavlovic: “Nuk u panë fare në Botëror”

16 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.