• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 16 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

DASH pas arrestimit të Metës: Mbështesim përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

23 Tetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni mbështet përpjekjet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri (SPAK).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kështu tha një zëdhënës i DASH-it për Zërin e Amerikës në kërkesën për të komentuar arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Lexo edhe:

“Edhe sa metra ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur?” – Si i përgjigjet Berisha pyetjes së qytetarit

Lejoi ndërtimin pa leje në Sarandë, shefi i komisariatit justifikohet: Isha i zënë me vrasjen që ndodhi, nuk kisha kohë të merresha me këtë

Meta, që udhëheq Partinë e Lirës, u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK-ut. Ai dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Partia e Lirës dhe subjekti tjetër opozitar, Partia Demokratike, e kanë cilësuar si politik arrestimin e Metës.

Meta ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në hierarkinë shtetërore si president, kryetar Kuvendi, kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë.

Arrestimi i tij nxiti reagime të mëdha në Shqipëri, pasi partia e tij tha se ai u arrestua me forcë.

Policia dhe ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha, arsyetuan përdorimin e forcës gjatë arrestimit të Metës, pasi thanë se ish-presidenti kishte refuzuar të dilte nga makina me të cilën po udhëtonte dhe kishte ofenduar zyrtarët policorë.

Çfarë tha SPAK-u?


SPAK theksoi më 21 tetor se Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Dy rastet, më pas, janë shkrirë në një të vetëm më 2024.

Prokuroria e Posaçme tha se Meta në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale”.

Prokuroria tha se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë.

Kryetari i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho, për të cilin është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” është thënë se ka ndikuar te drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Mes tjerash, SPAK tha më 21 tetor se Meta dhe Kryemadhi janë përfshirë në marrëdhënie korruptive me një biznesmen (S.M), duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për ndikimin e paligjshëm që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë.

Kryemadhi, me porosi të këtij biznesmeni, ka ndryshuar një ligj në Kuvendin e Shqipërisë, tha SPAK-u.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se Meta e bashkëshortja nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106 mijë eurosh.

Hetimet janë duke vazhduar, me qëllim të mbledhjes së provave dhe për të kuptuar përfshirjen e personave tjerë në këto veprimtari.

Tags: Dash

Nga Kategoria

Lajme

“Edhe sa metra ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur?” – Si i përgjigjet Berisha pyetjes së qytetarit

16 Maj, 2026
Aktualitet

Lejoi ndërtimin pa leje në Sarandë, shefi i komisariatit justifikohet: Isha i zënë me vrasjen që ndodhi, nuk kisha kohë të merresha me këtë

16 Maj, 2026
Aktualitet

IGJEO: Reshje intensive edhe në orët në vijim. Rrezik për përmbytje në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

16 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Edhe sa metra ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur?” – Si i përgjigjet Berisha pyetjes së qytetarit

16 Maj, 2026

Lejoi ndërtimin pa leje në Sarandë, shefi i komisariatit justifikohet: Isha i zënë me vrasjen që ndodhi, nuk kisha kohë të merresha me këtë

16 Maj, 2026

IGJEO: Reshje intensive edhe në orët në vijim. Rrezik për përmbytje në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

16 Maj, 2026

“Moza përfaqësoi në fermë njeriun e dhunshëm dhe ofendues”, Fabjola: Rinia po ikën nga Shqipëria se nuk i tolerohen gabimet

16 Maj, 2026

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, dalin pamjet kur autorët e armatosur largohen me motor (VIDEO)

16 Maj, 2026

E quajti k*çkë, Ola flet për herë të parë pas daljes nga Ferma: Arbana nuk duhet të përfshihej në debat

16 Maj, 2026

Berisha: Protestat e opozitës kanë plagosur për vdekje Edi Ramën

16 Maj, 2026

Kushtet e këqija atmosferike, bllokohet sërish aksi Librazhd-Përrenjas

16 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.