• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dalin nga spitali tre të plagosurit e atentatit në Elbasan, policia sekuestron kamerat, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

21 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tre të rinjtë që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” (Banesat) në qytetin e Elbasanit kanë lënë spitalin vetëm dy orë pasi morën ndihmën mjekësore, pasi fatmirësisht plagët e marra nuk rezultuan të rrezikshme për jetën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime spitalore bëjnë me dije se Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mance, 31 vjeç, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer në banesat e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej të plagosurve ka marrë një plagë të lehtë në shpatull, një tjetër është goditur në këmbë, ndërsa personi i tretë ka pësuar vetëm një gërvishtje nga plumbi.

Lexo edhe:

Ende tym në Frakull të Fierit, futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit!

Në vendin e ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të ndihmuar në identifikimin e armës së përdorur.

Hetimet janë përqendruar në disa pista për të zbardhur motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe të bizneseve përreth, ndërsa janë marrë në pyetje edhe tre personat e plagosur, me qëllim rindërtimin e çdo momenti të sulmit dhe identifikimin e autorit.

Një element i rëndësishëm i ngjarjes është se në momentin e të shtënave, në ambientet e lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Menjëherë pasi ka dëgjuar krismat, ai ka dalë jashtë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë arratisjes, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale, por ka mundur të largohet në thellësi të lagjes, duke humbur gjurmët.

Pas ngjarjes, forca të shumta policie rrethuan zonën dhe zhvilluan kontrolle intensive në një perimetër të gjerë, ndërsa operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e autorit vijon.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale dhe ekspertizat e nevojshme për të dokumentuar ngjarjen, për të sqaruar rrethanat e plota të sulmit me armë dhe për të identifikuar e vënë përpara përgjegjësisë penale autorin e të shtënave.

Tags: elbasanplagosje

Nga Kategoria

Kryesore

Ende tym në Frakull të Fierit, futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

6 Shtator, 2026
Lajme

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit!

6 Shtator, 2026
Kryesore

Zjarret “pushtuan” Shqipërinë, Rama zbret vetë në terren për të parë dëmet dhe jep mesazhin: Ç’nuk na vret, na bën më t’fortë (VIDEO)

5 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ende tym në Frakull të Fierit, futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

6 Shtator, 2026

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit!

6 Shtator, 2026

Fitore e madhe e Romës në shtesë, Hermoso dhe Soulé përmbysin Atalantën

5 Shtator, 2026

Zjarret “pushtuan” Shqipërinë, Rama zbret vetë në terren për të parë dëmet dhe jep mesazhin: Ç’nuk na vret, na bën më t’fortë (VIDEO)

5 Shtator, 2026

Sesion i ri, “beteja” të vjetra/ Harta territoriale, testi i parë në Kuvend

5 Shtator, 2026

Allegri pas humbjes ndaj Interit: “Ndeshje argëtuese? Për ta po… të pësosh 5 gola në 2 ndeshje është e papranueshme”

5 Shtator, 2026

Alaba në qendër të merkatos, Lazio dhe Roma në garë për ish-mbrojtësin e Real Madridit

5 Shtator, 2026

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 euro bonus për administratën dhe pagë minimale 1,000 euro

5 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.