Marc Cucurella ka përshëndetur Chelsea-n me një mesazh emocionues, përpara se të bashkohet me Real Madridin për fazën përgatitore.
Mbrojtësi spanjoll kaloi katër sezone në Londër, ku arriti të fitonte trofe, të luante në Ligën e Kampioneve dhe të siguronte një vend të rëndësishëm edhe në kombëtaren e Spanjës.
“Pas katër sezonesh së bashku, ka ardhur momenti të them lamtumirë. Erdha këtu si një djalë i ri, me ëndrrën për të fituar trofe dhe për të luajtur në Champions League”, u shpreh Cucurella në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Ai pranoi se fillimi nuk ishte i lehtë, por theksoi se puna dhe sakrifica e ndihmuan të ndryshonte gjithçka.
“Nuk do ta harroj kurrë këngën time në stadium, netët magjike në Stamford Bridge, trofetë që fitova me këtë fanellë dhe gjithë dashurinë që më keni dhënë. Falë jush realizova shumë prej ëndrrave të mia. Një herë ‘Blue’, gjithmonë ‘Blue’”, përfundoi spanjolli.
Cucurella pritet të bashkohet me skuadrën e José Mourinhos pas përfundimit të pushimeve, ndërsa Real Madridi pagoi 55 milionë euro për transferimin e tij.











