• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Çmontohet ‘banda e makinave’ në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

15 Qershor, 2026
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjen, falsifikimin dhe shitjen e automjeteve në zona të ndryshme të Athinës, duke arrestuar 13 persona, mes tyre 11 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes së Krimeve Spata-Artemis, me mbështetjen e forcave të tjera policore, pas një hetimi të gjatë që zbardhi aktivitetin e grupit kriminal.

Sipas autoriteteve greke, të arrestuarit, të moshës nga 22 deri në 38 vjeç, akuzohen për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje të automjeteve në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe pastrim parash.

Lexo edhe:

Reforma Territoriale 2.0! Ndryshon harta e Shqipërisë, shkrihen 15 bashki

Tragjedia në Shkodër, nëna e 24-vjeçares që u dogj me fëmijët: Vajza dhunohej prej vitesh nga burri, flisnim rrallë

Hetimet kanë zbuluar se grupi vepronte që prej marsit të vitit 2023. Anëtarët e tij vidhnin automjete në zona të ndryshme të Athinës, më pas manipulonin të dhënat identifikuese të mjeteve duke hequr pjesët origjinale me numrat e shasisë dhe duke i zëvendësuar me numra të falsifikuar.

Në këtë mënyrë, automjetet e vjedhura “legalizoheshin” dhe nxirreshin në treg për t’u shitur si mjete të rregullta.

Po ashtu, policia zbuloi se anëtarët e organizatës deklaronin në mënyrë të rreme vjedhjen e automjeteve për të përfituar dëmshpërblime nga kompanitë e sigurimit, duke siguruar fitime të paligjshme.

Gjatë hetimeve disamujore u sekuestruan gjithsej 36 automjete. Nga këto, 19 rezultuan të vjedhura dhe me dokumente të falsifikuara, ndërsa iu kthyen pronarëve të ligjshëm pas verifikimeve teknike.

Në kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 6 automjete, pajisje për kopjimin e çelësave të makinave, sisteme diagnostikuese ECU, mjete speciale për hapjen e bravave, pajisje gjeolokacioni, dhjetëra telefona celularë dhe kompjuterë, dy pistoleta imituese, një thikë palosëse, si dhe rreth 30 mijë euro para cash.

Autoritetet greke kanë dokumentuar deri tani 33 raste të vjedhjes së automjeteve dhe 9 raste të deklarimeve të rreme për vjedhje.

Sipas vlerësimeve të policisë, organizata kriminale ka përfituar rreth 1 milion euro nga aktiviteti i saj i paligjshëm.

Të arrestuarit janë dërguar para prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.

Nga Kategoria

Kryesore

Reforma Territoriale 2.0! Ndryshon harta e Shqipërisë, shkrihen 15 bashki

30 Korrik, 2026
Aktualitet

Tragjedia në Shkodër, nëna e 24-vjeçares që u dogj me fëmijët: Vajza dhunohej prej vitesh nga burri, flisnim rrallë

30 Korrik, 2026
Aktualitet

Rama mbledh grupin parlamentar! Besfor Lamallari drejt dorëheqjes?

30 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Reforma Territoriale 2.0! Ndryshon harta e Shqipërisë, shkrihen 15 bashki

30 Korrik, 2026

Tragjedia në Shkodër, nëna e 24-vjeçares që u dogj me fëmijët: Vajza dhunohej prej vitesh nga burri, flisnim rrallë

30 Korrik, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar! Besfor Lamallari drejt dorëheqjes?

30 Korrik, 2026

EMRI/ Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë, fëmija shkoi në shtëpi i nxirë

30 Korrik, 2026
Screenshot

Spanja i jep fund ‘gjendjes së jashtëzakonshme’ për zjarret

30 Korrik, 2026

“Çmemden” çmimet e qirave të zyrave në Tiranë, 40 € për një metër katror

30 Korrik, 2026

Nolan revitalizon Homerin, filmi “Odisea” rrit shitjet e librave të letërsisë antike me 1.400%

30 Korrik, 2026

Serbia konsullatë në Shkodër, Ditmir Bushati: Uroj që ky mos jetë lajm i vërtetë

30 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.