• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 28 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Çështja Pëllumb Gjoka: Biznes, politikë dhe akuza për lidhje kriminale

21 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të mëngjesit të korrikut 2023, një operacion i gjerë i SPAK shënoi fundin e një miti që kishte qarkulluar për vite në heshtje: arrestimin e Pëllumb Gjokës, një emër që në dokumente shfaqej si sipërmarrës i suksesshëm, por që hetimet treguan se fshihej pas një rrjeti kriminal me lidhje të thella në polici, drejtësi dhe botën e nëndheshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjoka u prangos në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, së bashku me ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit, persona me precedentë të rëndë penalë dhe një ish-prokuror. Për herë të parë, dosja penale nxirrte në dritë një skemë ku biznesi, krimi dhe pushteti ndërthureshin përmes korrupsionit, dhunës dhe parave.

Sipas SPAK, Gjoka akuzohet për sigurim kushtesh për kryerjen e katër vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe pastrim parash. Hetimet e bazuara në komunikimet e koduara SKY ECC e përshkruajnë atë jo si figurë periferike, por si nyje qendrore e vendimmarrjes kriminale.

Lexo edhe:

Njihuni me TIGRIN, presidentin e ri të Kolumbisë që “nuk është si të tjerët”

E diela me temperatura të larta, ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Në biseda të dekriptuara, Gjoka shfaqet si porositës, ndërmjetës dhe garantues: ai financonte, siguronte informacione nga institucionet dhe ndërhynte për të lehtësuar ose bllokuar hetime penale në favor të aleatëve të tij.

Dosja penale përshkruan lidhjet e Gjokës me strukturat e rendit dhe drejtësisë. Ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit dyshohen se i jepnin informacion paraprak për aksionet policore, duke i mundësuar mbylljen e aktiviteteve të paligjshme përpara kontrolleve.

Në komunikime të SKY ECC del emri i Oltian Bistrit, i dyshuar se shërbente si informator për zhvillimet e brendshme të Policisë së Shtetit. Mesazhet tregojnë se Gjoka njoftohej për oraret, zonat dhe intensitetin e operacioneve, duke ruajtur kështu “pastërtinë” formale të bizneseve të tij.

SPAK dyshon se gjatë kohës kur Lita drejtonte Prokurorinë e Shkodrës, disa çështje sensitive për pronat dhe aleatët e Gjokës u pushuan ose u lehtësuan, ndërkohë që komunikimet mes tyre ishin të shpeshta dhe të drejtpërdrejta.

Paralelisht me aktivitetin kriminal të dyshuar, Gjoka ndërtonte një profil publik krejt tjetër: atë të biznesmenit. I nisur nga peshkimi në Rrjoll të Velipojës, ai hyri fillimisht në tregtinë dhe përpunimin e peshkut, për t’u zhvendosur më pas drejt sektorëve me qarkullim të shpejtë parash.

Në fund të viteve 2000, në kulmin e lulëzimit të bixhozit, familja Gjoka krijoi kompani që operonin në lojërat e fatit, duke shtrirë aktivitetin në disa qytete të mëdha. Ndërsa qeveria e drejtuar nga Edi Rama shpalli luftë ndaj këtij sektori, pikat e lidhura me Gjokën dukeshin të paprekura.

Më pas erdhën ndërtimi, turizmi dhe kontratat publike. Gjatë pandemisë, kompani të lidhura me të fituan tenderë për dezinfektim. Në vitin 2021, një prej tyre u shpall “investitor strategjik” për ndërtimin e një resorti luksoz në Velipojë – një projekt dhjetëra milionë eurosh, i miratuar pavarësisht kundërshtimeve të pushtetit vendor dhe hetimeve për pronësinë e tokës.

Prona u sekuestrua, ndërsa projekti strategjik u vendos nën hije të rëndë dyshimi: një investim i madh i ndërtuar mbi dokumente që, sipas hetimeve të reja, nuk qëndronin.

Pas arrestimit, Gjoka tentoi të rrëzonte provat, duke sfiduar ligjshmërinë e përgjimeve SKY ECC deri në Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha shkallët e gjyqësorit e rrëzuan kërkesën e tij. Vendimi i dhjetorit 2024 konfirmoi vlefshmërinë e komunikimeve si prova penale.

Sot, Pëllumb Gjoka ndodhet në burgun e Fierit, ndërsa dosja e tij mbetet një nga më të rëndësishmet e ngritura nga SPAK. Nga arrestimi tek akuzat, nga krimi tek biznesi, hetimet ekspozojnë një model ku sipërmarrja formale shërben si fasadë, ndërsa pushteti real ndërtohet përmes frikës, korrupsionit dhe dhunës deri në momentin kur mesazhet e koduara rrëzojnë gjithçka./shteg.org

Nga Kategoria

Bota

Njihuni me TIGRIN, presidentin e ri të Kolumbisë që “nuk është si të tjerët”

28 Qershor, 2026
Aktualitet

E diela me temperatura të larta, ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

28 Qershor, 2026
Aktualitet

“Gjeta një mik të familjes në shtëpi duke pastruar gjakun”/ Nëna, babai dhe vajza 6-vjeçare theren për vdekje, djali i mbijetuar…

28 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Njihuni me TIGRIN, presidentin e ri të Kolumbisë që “nuk është si të tjerët”

28 Qershor, 2026

E diela me temperatura të larta, ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

28 Qershor, 2026

“Gjeta një mik të familjes në shtëpi duke pastruar gjakun”/ Nëna, babai dhe vajza 6-vjeçare theren për vdekje, djali i mbijetuar…

28 Qershor, 2026

Portugalia mbyll grupin në vendin e dytë pas barazimit me Kolumbinë, ja kundërshtari në fazën tjetër

28 Qershor, 2026

Anglia mbyll Grupin L në krye, Kroacia kalon si e dyta dhe Gana vazhdon më tej

28 Qershor, 2026

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026

Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama

27 Qershor, 2026

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

27 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.