• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Censi 2023/ INSTAT jep detaje, rënie e popullsisë në Tiranë dhe bashki të tjera

31 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

 Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhëna të detajuara për rezultatet përfundimtare të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 në nivel Qarku dhe Bashkie, në përputhje me kalendarin zyrtar të publikimeve të institucionit.

Të dhënat ofrojnë informacion kryesisht për popullsinë dhe banesat në mënyrë të detajuara mbi strukturën demografike dhe karakteristikat socio-ekonomike të vendit tonë, duke përfaqësuar një burim të vlefshëm informacioni.

Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023, në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi që Ermal Dredha u dërgoi punonjësve: Ju uroj më të mirën

Aktivistë spanjollë formojnë hartën e Palestinës në mes të festivalit San Fermín

Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës me 43%, në anën tjetër, popullsia e Bashkisë Dropull rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45% dhe e Sarandës me 11% dhe Tiranës me 7.3%.

Popullsia sipas bashkive tregon se Shkodra ka pësuar rënien më të madhe në numër. Në Bashkinë e Shkodrës, në tetor 2023 u numëruan 102,434 banorë nga 135,612 banorë në vitin 2011. Shkodra është kryeqendra e Veriut dhe një nga qytetet më të mëdha shqiptare me rëndësi sa i përket kulturës historisë dhe pozitës gjeografike.

Gjithashtu Bashkia e Shkodrës është nga më të pasurat me burime natyrore dhe me potencial të lartë zhvillimi. Por të gjitha këto përparësi nuk kanë mjaftuar për largimin e banorëve.

Pas Shkodrës, rënien më të madhe të popullsisë në numër e kishte Elbasani me tkurrje 26,613 persona ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023, në këtë qytet u numëruan 115,101 banorë nga 141,714 të tillë që ishin në cens 2011.

Bashkia e Durrësit u pakësua me mbi 21 mijë banorë. Elbasani dhe Durrësi janë pjesë e zonës metropolitane. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë më shumë mundësi punësimi se në rajonet e tjera më periferike.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023.

Rritja e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Të dhënat e cens 2023 tregojnë se ka rritje të ndjeshme të popullsisë në bashkitë ku dominon minoriteti grek.

P.sh. në Bashkinë e Dropullit në vitin 2023 u numëruan 8259 banore, ndërsa në vitin 2011 vetëm 3503 banorë. Teksa popullsia e gjithë vendit është pakësuar me të paktën 14.8% nga 2011 në 2023, në Bashkinë e Dropullit popullsia ka shënuar rritje me 135%.

Gjithashtu popullsia në Bashkinë e Himarës në vitin 2023 rezultoi 45% më e lartë se në vitin 2021. Në këtë bashki nga të dhënat e cens 2023 rezultuan 8328 banorë nga 5738 banorë që ishin në vitin 2011.

Në Bashkinë e Sarandës, popullsia ndërmjet dy censeve u rrit me 11.8% ose me 2386 banorë më shumë.

Nga 61 bashki vetëm në 6 bashki popullsia shënoi rritje ndërmjet censeve ndërsa në 55 prej tyre ishte në rënie.

Përveç bashkimeve me popullsi minoritare dhe Tiranës, rritje ka shënuar edhe popullsia e Bashkisë së Beratit (+2201 banorë) dhe Dimalit (840 banorë)./MONITOR

Tags: cens 2023instat

Nga Kategoria

Aktualitet

Zbardhet mesazhi që Ermal Dredha u dërgoi punonjësve: Ju uroj më të mirën

11 Shtator, 2025
Bota

Aktivistë spanjollë formojnë hartën e Palestinës në mes të festivalit San Fermín

10 Shtator, 2025
Aktualitet

Dy persona kërcënojnë efektivët e Shqiponjave në Shkodër: Do t’u mbushim barkun plumba

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zbardhet mesazhi që Ermal Dredha u dërgoi punonjësve: Ju uroj më të mirën

11 Shtator, 2025

“Jose Mourinho ishte më i njohur se unë” – Ish-drejtori i Real Madrid zbulohet se kishte një “mospajtim të qartë” me trajnerin portugez që detyroi Florentino Perez të shkarkonte atë.

10 Shtator, 2025

Aktivistë spanjollë formojnë hartën e Palestinës në mes të festivalit San Fermín

10 Shtator, 2025

Harry Kane afrohet drejt histori më të madhe për Anglinë! Ylli i Bayern Munichut tejkalon legjendën Bobby Moore në fitore ndaj Serbisë.

10 Shtator, 2025

Dy persona kërcënojnë efektivët e Shqiponjave në Shkodër: Do t’u mbushim barkun plumba

10 Shtator, 2025
Ekskluzive: ‘Këta qen morën 200 mijë euro’, Dumani zbulon prokurorët e korruptuar.

Ekskluzive: ‘Këta qen morën 200 mijë euro’, Dumani zbulon prokurorët e korruptuar.

10 Shtator, 2025

“Jemi në rrugën e duhur” – Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre, inkurajon pas barazimeve me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

10 Shtator, 2025
U qëllua me armë gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i afërt i Trumpit, Charlie Kirk

U qëllua me armë gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i afërt i Trumpit, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.