• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Çdo premtim do e mbaj 100%”- Berisha: 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do vendosim minimumin jetik, karta e konsumatorit do jetë 450 euro

11 Janar, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qyetarët në Elbasan, është shprehur se në qeverisjen e tij do të rrisë pensionet dhe do mbështesin ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Berisha garantoi se do të vendosë një minimum jetik prej 200 eurosh për pensionistët dhe qytetarët pa punë, ndërsa permendi dhe karten e konsumatorit, e cila do jetë 450 euro.

“Çdo premtim që kam bërë këtu dhe do bëj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 përqind. Se 3 muajt e parë, ndër vendimet më të para do vendoset minimumi jetik 200 euro”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

AMP aksion në Kapshticë, gjendet sasi e madhe droge, dyshohet për disa të arrestuar

Ai theksoi se qytetarët shqiptarë po përballen me çmime më të larta se në vende të tjera të Europës, ndërsa jetesa është bërë më e shtrenjtë.

“Ne nuk do hyjmë në çmimet e ushqimeve, por do u japim kartën e konsumatorit të gjithë atyre që janë me rrogë minimale e poshtë. Karta e konsumatorit është rreth 450 euro. Është rreth 3 pensione”, shtoi ai.

Sali Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100 përqind! 3 muajt e parë vendosim minimumin jetik 200 euro. Karta e konsumatorit do jetë 450 euro. Miqtë e mi, ne që kujtojmë 34 vite më parë, e dimë shumë mirë se Shqipëria sot është 34 herë më ndryshe.

Por, po të ndalemi, çfarë kemi sot? Ka disa ngjashmëri të pamohueshme.Ngjashmëria e parë e madhe është se njëlloj si diktatori dhe elita e tij, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale janë të shkëputur në mënyrë përfundimtare nga qytetarët shqiptarë.

Ata nuk kanë asnjë lidhje as me demokratët, as me socialistët, as më ata pa parti. Ai lëron tokën me parmendë, Edi Rama udhëton me çarter privat personal. Ai nuk ka çati, Edi Rama blen vazon kullë të fildishtë dhe e vendos në oborr dhe u uron Vitin e Ri. Ai merr 70 euro, Edi Rama merr 50-fishin e tij. Pra, miq, këta kanë krijuar një hendek të tmershëm me qytetarët, pavarësisht nga bindjet e tyre.

Është detyra jonë të ulemi me secilin sepse ne vërtet kemi një program, kemi një zotim, kemi një kontratë për të firmosur me secilin shqiptar. Për ta nisur së pari aty ku ushëtojnë sirenat e urisë, varfërisë, mjerimit. Miqtë e mi, çfarë ndodhi këto 10 vite? Këto 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria drejt BE. U larguan nga skamja e varfëria. Sepse shqiptarët çdo vit ranë poshtë e më poshtë me rrogat dhe pensionet e tyre.

Sepse pensionistët sot në Shqipëri marrin një pension 160-170 euro, malazezi që nuk ka as një të dhjetën e pasurive të Shqipërisë, merr një pension 450 euro. Maqedonasi merr një pension 280 euro. Serbi merr një pension 330 euro. Po pse? Ishim para tyre, çfarë ndodh? Nuk ka qeveri në botë që buron nga vota që të mos ua kthejë paratë që mbledh qytetarëve. Të mos i vendosë ata të parët.

Përveç kësaj qeverie, e cila ka krijuar mekanizma të tmerrshme për të përvetësuar miliarda. Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm, takoi kryeministrin e Shqipërisë. E pyeta, si t’u duk. Problemi i tij është ky, më tha, si avokat kam pasur disa klientë miliarderë, por asnjë prej tyre hezitonte të vidhte miliardin tjetër, sepse nuk ngopen. Kështu është historia e Edi Ramës. Kështu është historia e këtyre ministrave. Tani thonë se ku do i gjejë ky paratë.

Miqtë e mi, çdo premtim që kam bërë këtu dhe do bëj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 përqind. Se 3 muajt e parë, ndër vendimet më të para do vendoset minimumi jetik 200 euro. Kjo do të thotë që 57 përqind e pensionistëve, të cilët marrin jo pension të plotë, do marrin 200 euro. Kjo do të thotë se çdo pensionist shqiptar me pension të plotë 170 euro e poshtë, do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo shqiptar pa pension do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo i papunë do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo shqiptar me ndihmë ekonomike do marrë 200 euro.

Kjo është rruga për t’i thënë stop mjerimit. Kjo është rruga për t’u dhënë shqiptarëve çdo ditë atë pagë që përjashton mjerimin. Këtë do e bëjmë 3 muajt e parë. A e dini ju? E dini sigurisht, qytetarët tanë blejnë me çmimet më të shtrenjta se në Itali, Gjermani ushqimet. Qytetarët shqiptarë udhëtojnë me çmimet më të shtrenjta, sepse nafta e tyre është më e shtrenjtë se në Singapor. Merr fund kjo.

Ne nuk do hyjmë në çmimet e ushqimeve, por do u japim kartën e konsumatorit të gjithë atyre që janë me rrogë minimale e poshtë. Karta e konsumatorit është rreth 450 euro. Është rreth 3 pensione. Do kompensohet çdo 6 muaj. Do i ndajmë ndryshe ne këto të ardhura. Është krijuar një hendek i lemeritshëm. Shoqëria është ndarë si kurrë në historinë e saj. Pra, pensionisti do marrë edhe 3 pensione shtesë me rikthimin e TVSH-së. Rrogë minimale nën 500 euro nuk do ketë në Shqipëri. Dhe ky është fillimi.

Tags: minimum jetikSali berishazgjedhje

Nga Kategoria

Bota

Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

7 Qershor, 2025
Aktualitet

AMP aksion në Kapshticë, gjendet sasi e madhe droge, dyshohet për disa të arrestuar

7 Qershor, 2025
Kryesore

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

7 Qershor, 2025

AMP aksion në Kapshticë, gjendet sasi e madhe droge, dyshohet për disa të arrestuar

7 Qershor, 2025

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

7 Qershor, 2025

SHBA do sjellë emigrantë në Ballkan? DASH: Po pounojmë me partneret dhe udhëheqësit e rajonit

7 Qershor, 2025

E rëndë në Maliq! Gjendet i vetëvarur një 37-vjeçar, ja çfarë deklarojnë familjarët

7 Qershor, 2025

“Ja çfarë është vepër penale”/ FSHF-ja me “manual” për tifozët: Në çdo moment do jeni të vëzhguar nga kamerat

7 Qershor, 2025

Qeni kafshon 5-vjeçarin në Tiranë, procedohet penalisht pronari

7 Qershor, 2025

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.