• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Bonucci e ka “gjemb në mish” gabimin kundër Gjermanisë më 2016: Si futbollist, sot e shoh veten te Bastoni

14 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e ardhshme, Italia dhe Gjermania do të përballen sërish në çerekfinalet e një kompeticioni, këtë herë në “Nations League”, 9 vite pas Europianit 2016. Një nga protagonistët e asaj sfide, të humbur nga axurrët e Antonio Contes, pas goditjeve të penalltive, ishte Leonardo Bonucci.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai e kujton kështu penalltinë e humbur, së bashku me Darmian, Pellé dhe Zaza, në një intervistë për faqen zyrtare të FIGC: “Vendosa të ndryshoj anë në krahasim me penalltinë që godita gjatë ndeshjes, por gabimi ishte ndërprerja e vrapimit. Nëse sot do të kthehesha pas, do të godisja gjithmonë fort në kryqëzim, pa u ndalur, për t’i marrë kohën Neuerit”.

Gjatë ndeshjes, Bonucci kishte shënuar nga pika e bardhë: “Ishte penalltia e parë e karrierës sime, që ekzekutoja gjatë 90 minutave. Marrja e asaj përgjegjësie më ndihmoi të bëja hapin përfundimtar për t’u afirmuar në nivel botëror. Ishte një fitore e vogël personale, edhe pse zhgënjimi për eliminimin ishte i madh.

Lexo edhe:

Enzo Fernandez fishkëllehet nga tifozët e Chelsea, Alonso jep sinjalet e para për skuadrën e re

Pas Araujos, Liverpool synon një tjetër yll të Barcelonës

Teknikisht dhe cilësisht nuk ishim një nga kombëtaret më të forta, por falë trajnerit Conte dhe stafit të tij krijuam një grup të jashtëzakonshëm, ishim si një familje. Kishim dëshirën për të bërë diçka historike dhe ishim shumë pranë. E detyruam Gjermaninë të ndryshonte skemën për të na përballuar, kjo ishte një fitore e vogël për ne”.

Të enjten, më 20 mars, në “San Siro” do të luhet ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kombeve: “Të shohësh ‘San Siron’ plot të ndez adrenalinën. Jam i bindur se edhe këtë herë do të ketë shumë tifozë dhe do të shohim një ndeshje të bukur mes dy ekipeve që luajnë futboll tërheqës. Do të ketë shumë raste, publiku do të argëtohet.

Nga lojtarët e kësaj kombëtareje, ai që më ngjan më shumë nga ana teknike është Bastoni, ndërsa përsa i përket lidershipit, Gigio Donnarumma, edhe pse ka një karakter ndryshe nga unë. Ai është një pikë referimi te kombëtarja italiane. Më duket se është krijuar një harmoni e mirë mes ekipit dhe stafit, faktor thelbësor për të arritur rezultate pozitive”.

Bonucci ka kujtime të forta edhe nga fitorja ndaj Gjermanisë në vitin 2012, falë dopietës së Balotellit: “Nga ajo ndeshje mbaj mend më së shumti vuajtjen në minutat e fundit. Po të kishte zgjatur edhe 10 minuta të tjera, do të kishim humbur. Pas një pjesë të parë fantastike, ishim të rraskapitur. Shihnim vazhdimisht njëri-tjetrin me Gigin (Buffon), duke shpresuar që arbitri të fishkëllente fundin e lojës”.

Në fund, kujtimet si tifoz nga Botërori 2006: “Sapo kisha debutuar në Serie A dhe në fund të majit isha thirrur në një grumbullim me U-21. Më kishin dhënë fanellën me numrin 13, atë të idhullit tim, Alessandro Nesta, të cilën e vesha gjatë gjithë Botërorit.

Ditën e gjysmëfinales isha në Viterbo, duke parë ndeshjen me shokët e mi. Kur Grosso shënoi, dola në dritare për të bërtitur nga gëzimi. Mbaj mend festimet dhe krenarinë për ta mposhtur Gjermaninë në shtëpinë e saj”.

Nga Kategoria

Sporti

Enzo Fernandez fishkëllehet nga tifozët e Chelsea, Alonso jep sinjalet e para për skuadrën e re

15 Gusht, 2026
Sporti

Pas Araujos, Liverpool synon një tjetër yll të Barcelonës

15 Gusht, 2026
Sporti

Frattesi i jep lamtumirën Interit: “Ndoshta nuk ishim të destinuar të qëndronim bashkë”

15 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vizita e Zelensky-t në Beograd vë në provë ekuilibrin e Serbisë mes BE-së dhe Rusisë

15 Gusht, 2026

Ish-bashkëshorti i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, djali i balerinës se ndjerë në çdo hap pranë tij

15 Gusht, 2026
Screenshot

KUJDES NGA HAJDUTËT! Zbulohet skema e re e vjedhjes së llogarive bankare në Shqipëri. Policia: Ja mesazhet ‘peshkuese’ që ju vijnë në celularë (FOTO)

15 Gusht, 2026

“Projekti i Zvërnecit do të vijojë”, intervista për median belge, Rama komenton përplasjen me Spiropalin dhe takimin e Arubës: Nxirrni provat

15 Gusht, 2026

23 minuta shopping janë mjaftueshëm për të lodhur një burrë

15 Gusht, 2026
Screenshot

Policia greke zbulon 300 kg kanabis brenda materialeve të riciklueshme, që vinte nga Shqipëria. Arrestohen dy persona

15 Gusht, 2026

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi

15 Gusht, 2026

Enzo Fernandez fishkëllehet nga tifozët e Chelsea, Alonso jep sinjalet e para për skuadrën e re

15 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.