Chelsea fitoi 3-1 ndaj Real Sociedad në miqësoren e zhvilluar në Stamford Bridge, por vëmendjen më të madhe e mori reagimi i tifozëve ndaj Enzo Fernandez.
Mesfushori argjentinas u fishkëllye nga një pjesë e publikut si gjatë prezantimit, ashtu edhe kur hyri në fushë në minutën e 62-të. Shkak mbetet dëshira e shprehur prej tij gjatë verës për t’u transferuar te Real Madrid, ndërsa më pas pati edhe kontakte me Manchester City.
Megjithatë, një pjesë tjetër e tifozëve iu përgjigj fishkëllimave duke brohoritur emrin e tij. Edhe klubi tregoi mbështetje, pasi Reece James ia dorëzoi shiritin e kapitenit sapo u largua nga fusha.
Në aspektin sportiv, Morgan Rogers shënoi vetëm shtatë minuta pas debutimit me Chelsea, ndërsa Joao Pedro realizoi dy gola dhe vazhdoi formën e mirë të fazës përgatitore.
Xabi Alonso provoi sërish skemën 3-4-2-1, duke dhënë sinjalet e para për mënyrën se si mund të rreshtojë skuadrën në sezonin e ri.











