Policia e Tiranës ka vendosur 37 masa administrative ndaj qytetarëve që kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor 2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj këtyre shtetasve janë plotësuar 37 procesverbale për kundërvajtje administrative, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, për secilin prej tyre është vendosur një gjobë në vlerën 5 mijë lekë.
Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 185 mijë lekë.











