Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën Alicante të Spanjës.
Viktima është Luka Beqiraj, 39 vjeç, nga Vlora, i cili u qëllua për vdekje teksa ndodhej në tarracën e një lokali.
Policia spanjolle dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me një larje hesapesh.
Sipas mediave lokale, hetuesit e Guardia Civil po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti kriminal, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për motivin e ngjarjes.










