• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 3 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po digjej në Kaninë, një “Range” u ndalua në Fier, ish-polici mori armën e Vasilit dhe i përzuri me plumba (KRONOLOGJIA)

3 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Automjetet që shihni në këto fotografi janë të biznesmenit Luan Muça. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ato rezultojnë se janë përfshirë në ngjarjen e sotme, ku u kërcënua dhe u dhunua biznesmeni tjetër Vasil Bedinaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky automjet luksoz Audi A8L është gjetur duke u djegur në Kaninë nga shërbimet e Policisë së Vlorës, rreth orës 14:30, pra më shumë se 5 orë nga ngjarja në hotelin e Vasil Bedinaj në Radhimë, duke ngritur hije dyshimi.

Makina ishte në pronësi të Luan Muçës dhe në momentin kur ajo është gjetur duke u djegur, biznesmeni ishte në spital sepse po përpiqej të largohej nga rruga e Lumit të Vlorës me fuoristradën Range Rover në pronësi të vajzës.

Lexo edhe:

Qeveria çaktivizoi qindra llogari të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të këtë gjë

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po

Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj dhe është përmbysur. Sipas kryepolicit Ervin Ndreu, në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “SWat Security”.

“Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë”,njoftoi Policia.

Ndërkohe, rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta. Ky shtetas është arrestuar.

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria”, u shpreh kryepolici Ervin Ndreu.

Kur ka parë se personat që shoqëronin Luan Muçën kishin rrethuar biznesmenin Vasil Berdinaj, shtetasi Anxhelo Breshani ka shkuar te automjeti i Vasilit dhe ka marrë armën e zjarrit që ai e mbante me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po

Dyshimet janë se plumbat kanë kapur automjetin Range Rover të Blerim Hetës, sepse siç shihet xhamat janë me shenja plumbash, ndërkohë për automjetet e tjera nuk ka informacion, sepse Audi A8 është djegur, kurse fuoristrada tjetër është shkatërruar nga rrokullisja në rrugë.

Por Anxhelo Breshani nuk është një emër i panjohur për policinë. Në shtator të vitit 2022 iu bë atentat në Vlorë dhe ngjarja dyshohet se ishte aksidentale, sepse Breshani dhe kolegu i tij polic udhëtonin me një makinë me xhama të zinj dhe pa targa.

Gjatë parakalimit të një automjeti tjetër, personat që ndodheshin brenda, menduan se ranë në atentat dhe hapën zjarr drejt makinës civile të dy policëve. Nuk dihet nëse tani Anxhelo Mehmetaj është ende pjesë e Policisë së Shtetit, apo shërben si truprojë e Vasil Bedinaj.

Nga Kategoria

Aktualitet

Qeveria çaktivizoi qindra llogari të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të këtë gjë

3 Shtator, 2026
Aktualitet

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

3 Shtator, 2026
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Korçë, në kërkim autori

3 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po digjej në Kaninë, një “Range” u ndalua në Fier, ish-polici mori armën e Vasilit dhe i përzuri me plumba (KRONOLOGJIA)

3 Shtator, 2026

Qeveria çaktivizoi qindra llogari të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të këtë gjë

3 Shtator, 2026

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

3 Shtator, 2026

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

3 Shtator, 2026

Presidenca e Kosovës: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

3 Shtator, 2026

Plagosje me armë zjarri në Korçë, në kërkim autori

3 Shtator, 2026

Letonia ngre alarmin: Rusia po shton sulmet hibride ndaj Europës

3 Shtator, 2026

Sherri te hotel “Regina” në Vlorë/ Policia: Pronari na njoftoi se po konfliktohej me disa persona të armatosur

3 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.