Gjiganti i kriptomonedhave Binance ka nisur përpjekjet për të rikuperuar rreth 6.3 miliardë dollarë të vjedhur nga një prej kuletave të tij dixhitale, në një sulm kibernetik që dyshohet se lidhet me Korenë e Veriut. Sipas kompanisë, sulmi përfshiu manipulimin e sistemeve të miratimit të transaksioneve, pasi hakerët arritën të komprometonin një kompjuter të brendshëm.
Binance njoftoi se, në bashkëpunim me partnerët e saj, ka arritur të identifikojë dhe ngrijë rreth 3 miliardë dollarë nga asetet e vjedhura. Kompania deklaroi gjithashtu se ka vënë në dispozicion rreth 6.34 miliardë dollarë nga fondet e saj për të mbuluar humbjet dhe për të garantuar se përdoruesit nuk do të dëmtohen financiarisht.
Firmat e analizës së blockchain-it dyshojnë se pas sulmit qëndron grupi TraderTraitor, i lidhur me Korenë e Veriut. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet amerikane, ndërsa Binance ka pezulluar përkohësisht tërheqjet e fondeve.











