• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha: Rama po mashtron për integrimin, fshehu raportin e PE për zgjedhjet dhe korrupsionin

10 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një videomesazhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në atë që ai e quajti si “monologu i së dielës të kryeministrit” tentoi të fshehë raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke mos përmendur sipas tij asnjë nga problematikat e ngritura në raport për zgjedhjet, korrupsionin dhe procesin e integrimit europian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Berishës, raporti “damkos zgjedhjet” në Shqipëri si një proces ku është zhdukur kufiri mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, ku sipas tij ka pasur blerje vote dhe financime të paligjshme.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se dokumenti i Parlamentit Europian ngre shqetësime për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, situatën e mediave, trajtimin e minoriteteve dhe nivelin e lartë të varfërisë tek fëmijët shqiptarë.

Lexo edhe:

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

Kapet duke kultivuar kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë

Ai u ndal edhe te kritikat ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, të cilën e cilësoi si një përpjekje për të minuar procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas Berishës, Rama shmangu çdo koment edhe për raportin IBAR dhe diskutimet mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa pretendoi se prej muajsh ndaj Shqipërisë po shtohen kushte dhe kërkesa të reja në rrugën drejt integrimit.

Në fund të deklaratës së tij, Berisha ironizoi deklaratat e Ramës për mediat dhe startup-et, duke e akuzuar kryeministrin se kontrollon shumicën e mediave në vend dhe përdor propagandën për të manipuluar opinionin publik.

“Në monologun e tij të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama u ndal tek 9 maji dhe përsëri tentoi të mashtrojë shqiptarët, duke fshehur me të gjitha mediat e tij dhe në monologun e tij, pa shqipëruar asnjë fjalë, për raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Raport në të cilin damkosen zgjedhjet si një proces, në të cilën linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake u shua, vota u ble, financime të paligjshme etj., etj. Në raport ngrihet përsëri mungesa e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, ndërkohë që, kërkohet që parlamenti të ketë një rol qendror. Denoncohet qëndrimi i qeverisë ndaj minoriteteve, ndaj mediave, qëndrimi i papërgjegjshëm ndaj fëmijëve shqiptarë, ku sipas raportit gjysma e tyre jetojnë të përjashtuar, apo në rrezik varfërie. Dënohet me forcë ‘Ballkani i Hapur’ dhe nismat e tjera, siç ishte letra Vuçiç-Rama në Frankfurt, Allgemeine Zeitung, si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Pra, Edi Rama fshehu një dokument themelor të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Sikundër, ai nuk shqiptoi një fjalë të vetme për raportin IBAR dhe Coelho, që e ka, që po e shqyrton atë raport, shumë e shumë herë, pa rënë dakord për variantin përfundimtar të tij, por duke shtuar gjithnjë e më shumë kushte dhe kërkesa nga vendet anëtare prej Shqipërisë, qysh prej 5 muajsh gjer sot. Në monologun e tij, ai foli për një startup, i cili duket se është Diella e mediave. Sipas Edi Ramës që kontrollon 90% të mediave, sot 60% të kohës e merr opozita. Çka do të thotë se Edi Rama i paguajka mediat, i shpall investitorë strategjikë, u jep miliona që t’i japin opozitës përparësi, një mashtrim i madh siç ishte Diella për luftën kundër korrupsionit”, thotë Berisha.

Nga Kategoria

Aktualitet

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Kapet duke kultivuar kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë

26 Gusht, 2026
Kryesore

VIDEO/ Lëvizte me kallash para arrestimit, droni ‘’Bayraktar’’ nxjerr bllof të shumëkërkuarin Ylli Zalla (por dhe Policinë)

26 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026

Përmbytje në Nepal, 17 të vdekur dhe qindra të zhdukur

26 Gusht, 2026

Preken nga malaria 6 punonjës të Aeroportit të Frankfurtit, njëri prej tyre humb jetën

26 Gusht, 2026

Kapet duke kultivuar kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë

26 Gusht, 2026

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me malarie, një humb jetën

26 Gusht, 2026

VIDEO/ Lëvizte me kallash para arrestimit, droni ‘’Bayraktar’’ nxjerr bllof të shumëkërkuarin Ylli Zalla (por dhe Policinë)

26 Gusht, 2026

Bashkia Vlorë do shpenzojë 31 mijë € për të blerë 100 kafazë për qentë e rrugës

26 Gusht, 2026

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik pas rastit të parë

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.