• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha: Rama bllokoi Begajn të kryesonte delegacionin shqiptar në Samitin e NATO

8 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka penguar presidentin Bajram Begaj të kryesonte delegacionin shqiptar në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi këtë një “skandal të nivelit më të lartë”, duke pretenduar se Rama ka bllokuar udhëtimin e Begajt, si me avionin e delegacionit shqiptar ashtu edhe me linjat tregtare. Sipas tij, bazuar në informacione nga burime diplomatike, dokumentacioni protokollar i samitit parashikonte që delegacioni shqiptar të drejtohej nga Presidenti Begaj, ndërsa Rama të merrte pjesë si anëtar i delegacionit.

Berisha pretendon se mosmarrëveshja ka nisur pas dorëzimit të ftesës nga ambasadori turk te Presidenti dhe akuzon kryeministrin se ka ndërhyrë për të ndryshuar përfaqësimin e Shqipërisë në samit.

Lexo edhe:

Antonelli shkruan historinë, shpallet kampion bote në Formula 1 në moshën 20-vjeçare

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

Postimi i plotë i Berishës:

Një skandal i nivelit më të lartë!

Të dashur miq, dje ka ndodhur një skandal i nivelit më të lartë i padëgjuar kurrë më parë. Edi Rama bllokoi dje udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara.

Ndonëse shkresa e dërguar pranë autoriteteve protokollare pritëse sipas dy burimeve diplomatike informonte se delegacioni shqiptar kryesohej nga presidenti Bajram Begaj dhe anëtarë Edi Rama etj etj.

Por Rama në një akt antikushtetues ka kërcënuar si bandit Begajn dhe ka bllokuar udhëtimin e tij si në avionin-taksi të pronotuar nga delegacioni shqiptar ashtu dhe me linjat tregtare dhe është nis vetëm me bashkëshorten e tij me një avion që sipas mediave i kushton dhjetra e mijëra euro ora e fluturimit.

Diplomati Dixhital informon se ky sherr nisi një javë më parë në Shqipëri kur Ambasadori turk sipas tij i kërkoj takim dhe i dorëzoi ftesën për Samitin e NATO-s në Ankara Presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit po sipas burimit i thotë ambasadorit se këto janë punë të Ramës ndaj mendoj se ftesa i duhet dërguar atij.

Ambasadori iu përgjigj se kjo është përcaktuar nga protokolli i Samitit dhe ai vetëm përcjell ftesën. Rama thërret menjëherë ambasdorin turk dhe i kërkon që ftesa t’i vij atij. Nuk dihet më tej për ndërhyrjet e Ramës pranë presidencës turke.

Por shkresa e dërguar për delegacionin përfaqësues të Shqipërisë në Samit sipas diplomatit është firmosur nga Begaj si kryetar delegacioni dhe Edi Ramën jo si zëvendëskryetar por thjesht anëtar delegacioni, gjë që nënkuptonte që në tryezën e Samitit në vendin e parë aty ku shkruhej Albania do ulej Begaj, dhe Rama do ulej në karriken pas shpinës së tij, po kështu në foton familjare në vendin e caktuar për Shqipërinë do fotografohej me pjesëmarrësit e tjerë Begaj si përfaqësues e vendit dhe jo Rama.

Për të gjitha këto Rama si gangster vendosi t’i ndalojë kreut të shtetit dhe kryekomandantit të forcave ushtarake të udhëtonte drejt Turqisë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë banditesk antikushtetues të Edi Ramës ndaj kreut të shtetit të vendit me të cilin ai dëshmon edhe njëherë përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij.

Nga Kategoria

Kryesore

Antonelli shkruan historinë, shpallet kampion bote në Formula 1 në moshën 20-vjeçare

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

1 Nëntor, 2026
Aktualitet

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Antonelli shkruan historinë, shpallet kampion bote në Formula 1 në moshën 20-vjeçare

2 Nëntor, 2026

Juventus ringrihet ndaj Napolit, Alajbegovic dhe Boga i japin frymë Spallettit

1 Nëntor, 2026

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

1 Nëntor, 2026

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

1 Nëntor, 2026

Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale? Çfarë qendron pas afrimit të Ramës, me Izraelin?

1 Nëntor, 2026

Paralajmërimi amerikan shmang një sulm fatal në Moskë

1 Nëntor, 2026

U arratis pasi humbi zgjedhjet, Trump pret ish-kandidatin për president që po hetohet në Brazil: Të rrijë sa t’i dojë kokrra e qejfit

1 Nëntor, 2026

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake pas mbylljes së votimit! Mbështetëse e dialogut me Moskën

1 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.