• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 27 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha publikoi videon e baristit shqiptar në Gjermani që ironizonte Ramën, Dritan Alsela i përgjigjet: Prej teje ikëm jashtë, shkatërrove shpresën e të rinjve

14 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Baristi i njohur shqiptar, Dritan Alsela, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha kishte shpërndarë një video të Alselës, duke e shoqëruar me një koment kritik, ndërsa baristi e ka konsideruar përdorimin e materialit si të padrejtë dhe pa lejen e tij. “Ky person ka 4 milionë ndjekës dhe jeton në Düsseldorf. Kësaj i thonë ‘kur bëhesh gaz i dheut’”, ka qenë ky postimi i Berishës për baristin, çka solli përplasjen virtuale.

Në reagimin e tij, Alsela akuzon Berishën se mban përgjegjësi për emigrimin e shumë shqiptarëve në vitet ’90, përfshirë edhe vetë atë, duke e lidhur këtë me situatën politike dhe ekonomike të asaj kohe.

Lexo edhe:

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

Reagimi i plotë i Alselës:

Ky person në këtë video ka një emër dhe një mbiemër: Dritan Alsela – të cilin ju, zoti Berisha, jeni i detyruar të paktën ta përmendni. Përdorimi i kësaj videoje pa informimin dhe pa pëlqimin tim është një shkelje e qartë e të drejtës së autorit, një koncept që ju, i formuar me mentalitetin “unë jam mbi gjithçka”, as nuk e njihni dhe as nuk e pranoni. Unë kam mundësinë që këtë video ta fshij brenda pak minutash, por nuk ia vlen të merrem me dikë që koha vetë e ka vendosur aty ku është sot. Unë jam Dritan Alsela. Kur ju erdhët në pushtet, unë nuk i kisha mbushur ende 18 vjeç, dhe ajo që ju i bëtë Shqipërisë – ekonomikisht, shoqërisht dhe mbi të gjitha një brezi të tërë të rinjsh si unë – është ndër dëmet më të mëdha që i janë bërë këtij vendi. Unë e kam përjetuar vetë, jo nga larg, por nga brenda: ishte politika juaj, ishte drejtimi juaj, ishte stili juaj. Ju morët në dorë një lëvizje që nuk ishte e juaja, një lëvizje që mbante shpresën e një Shqipërie europiane, dhe e shkatërruat. Ju i detyruat njerëz si unë të mos e shohin më të ardhmen në vendin e tyre dhe të largohen. Ajo që erdhi më pas, dhe ajo që vazhdon edhe sot, është pasojë direkte e asaj kohe. Për mua nuk ka pasur kurrë ndryshim thelbësor mes partive në Shqipëri; emra të ndryshëm, por të njëjtat rrënjë: njëra anë përfaqësonte të vjetrën komuniste, tjetra strukturat e fshehta që e mbajtën atë gjallë. Këto struktura të errëta nuk janë zhdukur kurrë, ato vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Demokraci e vërtetë nuk ka pasur kurrë. Dhe ajo që ndodh sot nuk është rastësi. Ajo që bën Edi Rama sot është thjesht vazhdimi i asaj që ju keni nisur. Ai po e çon deri në fund një sistem që e mban Shqipërinë peng, një vend që nuk i shërben vetes, por strukturave të vjetra të pushtetit. Ky është realiteti, dhe ky është edhe rezultati i asaj që ju keni ndërtuar.

Nga Kategoria

Kryesore

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mbappé shkëlqen me tripletë, Real Madridi i Mourinhos mposht Real Sociedad

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në përpjekje për një marrëveshje për presidentin

26 Gusht, 2026

U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me makinë bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim

26 Gusht, 2026

Arrestohet Ergys Agasi, i shumëkërkuari i SPAK

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.