• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Begaj në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak: Modernizimi, ambicioz dhe i nevojshëm

30 Prill, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO

Makina shpërthen në flakë në aksin Durrës-Vorë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar.
Nga baza e Kuçovës, Presidenti i Republikës nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga komandanti i parë Edip Ohri, si edhe 43 Dëshmorët e Kombit që dhanë jetën në krye të detyrës, ndërsa theksoi transformimin e aviacionit ushtarak dhe vlerësoi rrugëtimin që ai ka bërë nga krijimi tij, deri më sot.
“Historia e Forcës Ajrore është histori transformimi. Një transformim që ka ndjekur vetë rrugën e Shqipërisë: nga izolimi, tek integrimi, nga teknologjia e kufizuar, te standardet e Aleancës”, – deklaroi Presidenti Begaj në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie.
Baza e Kuçovës dhe kompletimi me helikopterë Black Hawck shënojnë një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
“Plani i modernizimit të Forcës Ajrore është ambicioz dhe i nevojshëm. Modernizimi i flotës me helikopterë, zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të bazuar në tokë, ngritja e Detashmentit të Avionëve pa Pilotë, plotësimi i sistemit të integruar të vëzhgimit ajror dhe transformimi i bazës si Bazë Taktike Ajrore e NATO-s janë investime me të cilat ne kemi hapur një kapitull të ri. Një kapitull ku Forca Ajrore nuk është vetëm garant i sovranitetit, por është edhe kontribues aktiv në sigurinë kolektive”, – theksoi Presidenti i Republikës.
Duke iu referuar sfidave të reja të sigurisë dhe konflikteve ndërkombëtare në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti Begaj nënvizoi se mbrojtja kolektive nuk është opsion, por domosdoshmëri.
“Konteksti gjeopolitik i sotëm kërkon përkushtim, kërkon përgjegjësi, kërkon gatishmëri”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë në përmbushje të synimit të buxhetit të mbrojtjes deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, sipas vendimit të NATO-s në Samitin e Hagës.
Si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur ndaj Forcave të Armatosura ku, siç u shpreh: “jo sepse obligohemi nga protokollet, por sepse e dimë me siguri se krenaria dhe siguria jonë kombëtare mbahet dhe ruhet edhe nga siguria jonë ajrore.”
“Efektivëve që shërbejnë sot në Forcën Ajrore, pilotëve, teknikëve, kontrollorëve, meteorologëve dhe çdo ushtaraku e civili të kësaj force u them: ju jeni trashëgimtarët e denjë të 75 viteve histori, keni mbajtur shpirtin e armës ajrore dhe e keni çuar drejt standardeve më të larta”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke garantuar se sakrifica e veteranëve nuk ka qenë e kotë. “Ju ndërtuat themelet dhe mbi ato themele ne vijojmë të ndërtojmë”, – përfundoi fjalën Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.
Presidenti i Republikës ndoqi edhe demostrim të Forcës Ajrore i cili filloi me fluturimin e dy avionëve F – 16 të NATO-s si edhe Flotës së Helikopterëve të Bazës Ajrore, Farkë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Kategoria

Kryesore

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO

30 Prill, 2026
Aktualitet

Makina shpërthen në flakë në aksin Durrës-Vorë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

30 Prill, 2026
Aktualitet

Balliu-Berishës: “Frikacak. Burrat e veriut nuk shmangen nga gara, s’do ta gëzosh partinë! Je koritur”

30 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Begaj në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak: Modernizimi, ambicioz dhe i nevojshëm

30 Prill, 2026

Dhjetëra banorë protestojnë në Bejrut kundër shkatërrimit të fshatrave të tyre nga Izraeli

30 Prill, 2026

Zelensky: Lufta në Iran po ngadalëson bisedimet e paqes me Rusinë

30 Prill, 2026

Manchester United synon talentin e Barcelonës, gati oferta për Alejandro Balde

30 Prill, 2026

Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin në Fermë

30 Prill, 2026

Lehtësim për Atlético, Julián Álvarez pritet të jetë gati për kthimin ndaj Arsenal

30 Prill, 2026

Feston 14 vjetorin, dedikimi i Inva Mulës për Ninën e saj: Je gjithçka për mua

30 Prill, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Saimir Vishaj divorcohet nga bashkëshortja: Iku me vrap duke më lënë vetëm

30 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.