• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

BE paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kushnerin: Mund t’iu penalizojë në procesin e integrimit

7 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Brukseli po ndjek me vëmendje tensionet politike në Shqipëri, duke paralajmëruar se mënyra se si do të menaxhohet situata mund të ketë pasoja për procesin e integrimit europian të vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Jakob Weizman – Politico.eu

Komisioni Europian ka paralajmëruar Shqipërinë të shmangë veprimet që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa protestat kundër një projekti turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner vijojnë në jug të vendit.

Lexo edhe:

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit

Protestat kombëtare hynë në ditën e shtatë radhazi të dielën, ndërsa qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Kundërshtarët e projektit argumentojnë se ai rrezikon një zonë të mbrojtur natyrore, habitat i flamingove, fokave mesdhetare dhe vendeve të folezimit të breshkave detare.

Komisioni Europian paralajmëron se projekti mund ta vendosë Shqipërinë në kundërshtim me rregullat mjedisore të BE-së, duke rrezikuar mbylljen e Kapitullit 27, i cili lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike në negociatat e anëtarësimit.

“Shqipëria duhet të përmbahet nga veprime që mund të minojnë përmbushjen e kritereve për mbylljen e kapitullit dhe presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian për POLITICO.

Sipas Komisionit, në kuadër të procesit të anëtarësimit, Shqipëria duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Europian në fushën e mjedisit, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet. Brukseli ka kërkuar gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura si dhe përfundimin e ligjit për Investimet Strategjike.

Zëdhënësi i Komisionit bëri të ditur se ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka informuar Brukselin se punimet për projektin janë pezulluar dhe se do të realizohet një vlerësim i ndikimit në mjedis në bashkëpunim me shoqërinë civile.

“Ne kemi shprehur tashmë shqetësimet tona ndaj ministrit të Mjedisit lidhur me mangësitë e mundshme të këtij projekti”, tha përfaqësuesi i Komisionit.

Ndërkohë, protesta që organizatorët e kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, në referencë të flamingove që jetojnë në zonën e mbrojtur, janë intensifikuar gjatë fundjavës. Gjithnjë e më shumë protestues po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime lidhur me ndryshimet e statusit të mbrojtjes së zonës dhe çështjet e pronësisë së tokës gjatë vitit 2024.

“Projekti është gjithashtu objekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK, të cilat raportohet se shkojnë përtej shqetësimeve mjedisore”, deklaroi Komisioni Europian.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët për POLITICO se liderët europianë nuk po i kushtojnë shumë vëmendje trazirave politike në Shqipëri. Në një intervistë gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Mal të Zi më 5 qershor, Rama tha se “nëse nuk do të ishte Jared Kushner, askush nuk do t’i kushtonte rëndësi këtij projekti”.

Ndërkohë, shqiptarë në Nju Jork, Londër, Bruksel, Milano dhe Berlin, si dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, janë bashkuar me thirrjet për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e natyrës shqiptare nga zhvillimet turistike që konsiderohen të pakontrolluara.

Shqipëria konsiderohet një nga vendet favorite për anëtarësim në Bashkimin Europian, së bashku me Malin e Zi. Kryeministri Rama ka vendosur si objektiv anëtarësimin e vendit deri në vitin 2030, ndërsa synon përfundimin e negociatave teknike deri në fund të vitit 2027.

Vëmendja e shtuar e Brukselit lidhet me ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat kritikët thonë se hapën rrugën për zhvillime të mëdha ndërtimore në zona të ndjeshme mjedisore. Një prej tyre është edhe zona e mbrojtur Vjosë-Nartë, ku parashikohet projekti i lidhur me Kushnerin dhe për të cilin ende nuk është realizuar një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

Bashkimi Europian i ka kërkuar prej kohësh Shqipërisë të heqë dorë nga ligji i vitit 2015 për Investimet Strategjike, duke argumentuar se ai u jep trajtim të përshpejtuar projekteve të favorizuara dhe mund të anashkalojë garancitë mjedisore të kërkuara nga standardet europiane.

Tags: Beintegrimshqiperi

Nga Kategoria

Aktualitet

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026
Aktualitet

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit

23 Korrik, 2026
Aktualitet

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

23 Korrik, 2026

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit

23 Korrik, 2026

Kriza politike në Kosovë, VV pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

23 Korrik, 2026

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

23 Korrik, 2026

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026

Zyrtare, Manchester City transferon Elliot Anderson për 116 milionë paund

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.