Bayern Munich ka dhuruar një tjetër demonstrim force në Bundesliga, duke mposhtur 7-0 Union Berlin. Michael Olise dhe Harry Kane ishin protagonistët absolutë, duke realizuar së bashku pesë nga shtatë golat e bavarezëve.
Olise zhvilloi një ndeshje fantastike, me tripletë dhe një asist, duke realizuar hat-trickun e parë të karrierës. Francezi vazhdon kështu fillimin e jashtëzakonshëm të sezonit dhe po konfirmohet si një nga lojtarët më në formë në Europë.
Kane, nga ana tjetër, shënoi dy herë dhe arriti në kuotën e 101 golave në Bundesliga. Anglezi u bë lojtari që ka arritur më shpejt 100 gola në kampionatin gjerman, duke e realizuar këtë në vetëm 98 ndeshje.
Musiala hapi serinë e golave me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, ndërsa Saibari gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e dytë. Bayern dominoi plotësisht dhe e mbylli ndeshjen me një fitore 7-0 që e riktheu përkohësisht në krye të Bundesligës.











