• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës (EMRAT)

14 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, Altin Ndoci ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i tij për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pezullimi i zinxhir komandues

Drejtoria e Burgjeve thotë se për garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pezulluar zinxhiri komandues i Burgut Durrës, duke përfshirë drejtuesin e institucionit, drejtues të Policisë së Burgjeve, shërbimit shëndetësor dhe punonjës të tjerë të përfshirë në shoqërim.

Lexo edhe:

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

Ndërkohë, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i disa punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe të shërbimit shëndetësor, për shkak të dyshimeve për shkelje të rënda procedurale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë të ditur se hetimet vijojnë dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe do të forcohen protokollet e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Emrat e te pezulluarve

z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Ndalimi i personave

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.
Njoftimi:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Nga Kategoria

Aktualitet

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

6 Korrik, 2026
Aktualitet

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

6 Korrik, 2026
Kryesore

Integrimi europian/ Prezantohet programi për përgatitjen e bizneseve, Ibrahimaj: Në tetor do të trokasim në dyert e tyre! 250 mln euro financim

6 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

6 Korrik, 2026

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

6 Korrik, 2026

Integrimi europian/ Prezantohet programi për përgatitjen e bizneseve, Ibrahimaj: Në tetor do të trokasim në dyert e tyre! 250 mln euro financim

6 Korrik, 2026

“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Berisha tregon mesazhin që la në SPAK për Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

6 Korrik, 2026

 Zjarri në Drizë u dogji banesën, “kam punuar 30 vite për këtë shtëpi”, çifti i bashkëshortëve: Dëmet janë kolosale!

6 Korrik, 2026

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë, u evakuuan 12 familje

6 Korrik, 2026

Dosja “Partizani”/ Paraqitet në GJKKO ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa

6 Korrik, 2026

Si të kujdeseni për lulet ndërkohë që jeni me pushime

6 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.