Apeli i GJKKO ka vendosur rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa vendimi ende nuk është ekzekutuar, pasi ai rezulton prej muajsh jashtë territorit të Shqipërisë.
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Kokës me 2 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Megjithatë, Apeli ndryshoi pikën e vendimit që parashikonte shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke vendosur rikthimin e saj në fuqi.
Sipas përllogaritjeve, Lefter Kokës i kanë mbetur edhe rreth 6 muaj vuajtje dënimi në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri prej disa muajsh, çka ka bërë që vendimi i Apelit të mos ekzekutohet ende nga autoritetet.

