• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Amorim para derbit me Interin: “Duhet kohë, por objektivi i Milanit mbetet Scudetto”

30 Tetor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim ka folur në prag të derbit të Milanos ndaj Interit, duke pranuar se projekti i tij te kuqezinjtë kërkon kohë, por duke theksuar se objektivi kryesor i klubit mbetet fitimi i Scudettos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Trajneri portugez vlerësoi në veçanti Interin dhe punën e Cristian Chivu, duke theksuar se zikaltërit kanë arritur një nivel të lartë automatizmash falë vazhdimësisë së viteve të fundit.

“Interi luan me sy mbyllur, edhe kur bën rotacione. Mund të hyjnë në fushë edhe pa u stërvitur, sepse e dinë përmendësh çfarë duhet të bëjnë. E kuptojnë shumë mirë çdo moment të ndeshjes. Kjo është pjekuri që vjen nga titujt e fituar në vitet e fundit. Por edhe ne kemi talent”, deklaroi Amorim.

Lexo edhe:

Messi mund të kishte përfunduar te Real Madridi, Miguel Ángel Portugal zbulon prapaskenën e vitit 2001

Flick vlerëson reagimin e Yamal pas Topit të Artë: “Kështu përgjigjen kampionët”

Portugezi bëri të qartë se nuk e ka zili situatën e Chivut dhe se është i bindur për zgjedhjen e bërë duke marrë drejtimin e Milanit.

“Nuk e kam zili Chivun, nuk kam zili askënd sepse jam në vendin e duhur. Zgjodha një klub që dëshiron të rindërtojë dhe dua të nis nga zero. Nuk jam naiv, e di se duhet të fitoj për t’i dhënë vetes kohën e nevojshme për të punuar.”

Pavarësisht vështirësive dhe pikëve të humbura në javët e para, Amorim nuk e fshehu ambicien e Milanit për titullin.

“Objektivi kryesor i Milanit është Scudetto. Kemi humbur pikë dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë, por për sa kohë objektivi është i arritshëm, duhet të luftojmë.”

Trajneri kërkon megjithatë të ndërtojë një skuadër që të jetë konkurruese jo vetëm për një sezon.

“Ne duam të fitojmë, por jo vetëm një vit, ndoshta edhe me fat. Duam të fitojmë për disa vite radhazi. Kur punon te Milan, duhet gjithmonë të flasësh për Scudetton.”

Amorim pranoi gjithashtu se skuadra ka ende shumë detaje për të përmirësuar, duke përmendur humbjen ndaj Bolognas si shembull.

“Ndaj Bolognas nuk duhej të pësonim dy gola në dy minuta. Ka detaje që duhet t’i përmirësojmë dhe për të cilat kam folur me skuadrën. Nëse i kemi neglizhuar, është sepse nuk kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’i punuar në stërvitje.”

Në prag të derbit, Amorim e cilësoi sfidën ndaj Interit si një ndeshje të veçantë, duke krahasuar edhe kulturën sportive italiane me atë portugeze.

“Është një rivalitet i veçantë. Kultura sportive italiane më duket e ngjashme me atë portugeze, edhe për mënyrën si e përjetojnë tifozët futbollin.”

Pavarësisht presionit dhe rezultateve jo gjithmonë pozitive, Amorim këmbënguli se nuk ka ndërmend të ndryshojë rrugën e zgjedhur.

“Do të duhet kohë. Dhemb kur humbet, por duhet të jemi shumë të qartë edhe me tifozët. Ky projekt ka nevojë për kohë.”

Tags: Cristian ChivuDerby della Madonninaintermilanruben amorimserie a

Nga Kategoria

Sporti

Messi mund të kishte përfunduar te Real Madridi, Miguel Ángel Portugal zbulon prapaskenën e vitit 2001

30 Tetor, 2026
Sporti

Flick vlerëson reagimin e Yamal pas Topit të Artë: “Kështu përgjigjen kampionët”

30 Tetor, 2026
Sporti

San Siro hap të gjithë tribunat për derbin, pritet stadium i tejmbushur

30 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Amorim para derbit me Interin: “Duhet kohë, por objektivi i Milanit mbetet Scudetto”

30 Tetor, 2026

Messi mund të kishte përfunduar te Real Madridi, Miguel Ángel Portugal zbulon prapaskenën e vitit 2001

30 Tetor, 2026

Flick vlerëson reagimin e Yamal pas Topit të Artë: “Kështu përgjigjen kampionët”

30 Tetor, 2026
Screenshot

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do tregtohen

30 Tetor, 2026

San Siro hap të gjithë tribunat për derbin, pritet stadium i tejmbushur

30 Tetor, 2026

Simeone për garën e titullit: “Kush kalon më mirë momentet e vështira, do të luftojë për LaLiga-n”

30 Tetor, 2026

Ndezën flakadanë, hodhën sende të forta drejt Peleshit dhe thirrje për dhunë, Etika merr vendimin për deputetët e PD. Berisha përjashtohet 10 ditë

30 Tetor, 2026

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

30 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.