• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Almenara paralajmëron Barçën: “E dimë cilësinë e tyre me topin dhe vështirësitë pa të”

27 Janar, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Ndihmëstrajneri i Kopenhagenit, Sergio Almenara, ka analizuar përballjen vendimtare kundër Barcelonës në ditën e fundit të fazës së grupeve të Champions League, ku të dyja skuadrat luajnë për një vend në top 8.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Barça do të përballet këtë të mërkurë me Kopenhagenin, që ka ende gjithçka për të fituar dhe ka nevojë për fitore për të qëndruar në garë në Evropë. Në stolin e danezëve ndodhet valenciani Sergio Almenara, ndihmëstrajner i ekipit.

“Është një situatë që shumë trajnerë do të donin ta përjetonin; është një klub dhe institucion që në Europën Veriore është ndër më të mirët,” u shpreh Almenara për rolin e tij te Kopenhageni.

Lexo edhe:

Goditje tjetër për Argjentinën në skandalin “AFA-Gate”, FBI sekuestron pajisje elektronike

Babai i Mac Allister zbulon çfarë u tha Messi shokëve në finalen e Botërorit

Karriera e tij në stafet teknike është e gjatë: “Kalova gjashtë apo shtatë vite në Finlandë, duke filluar nga kategoritë e ulëta deri sa arrita në Veikkausliiga, liga e parë finlandeze.” Më pas ai shkoi në Afrikën e Jugut te Orlando Pirates, për t’u rikthyer sërish në Finlandë, ku “dy muaj më vonë mora një telefonatë nga kombëtarja e Finlandës, dhe më pas Kopenhageni u interesua për mua.”

Sa i përket ndeshjes kundër Barcelonës, Almenara e cilësoi si një sfidë të vështirë, por jo të pamundur:
“E dimë që Barça është një klub historik në Evropë dhe Spanjë. Ajo që duhet të bëjmë është të shfrytëzojmë pikat tona të forta dhe të mos i lejojmë të luajnë në maksimumin e tyre.”

Ai nuk deshi të zbulojë shumë nga përgatitjet taktike, por theksoi:
“Nuk mund të jap shumë detaje, por e dimë cilësinë e Barçës me topin, dhe gjithashtu e dimë që kanë vështirësi pa topin. Nuk u pëlqen të jenë larg portës dhe pa mundësi për të konkurruar në ato kushte.”

Almenara shtoi gjithashtu objektivin kryesor për këtë përballje:
“Trajnerët që luajnë kundër Barçës përpiqen të shfrytëzojnë hapësirat pas mbrojtjes së tyre, dhe ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë.”

Duke folur për linjën mbrojtëse të Barcelonës, ai u shpreh:
“Nëse Flick ka vendosur të luajë me një vijë shumë të lartë, është sepse ai u beson lojtarëve që ta çojnë topin sa më përpara dhe të krijojnë një ekip shumë kompakt.”
Por ai paralajmëroi edhe për rreziqet: “Nëse skuadra nuk është e koordinuar, kundërshtari krijon hapësira shumë lehtë dhe linjat e presionit thyhen shpejt. Mbrojtësit e krahut dhe qendrat duhet të jenë po aq të shpejtë në rikthim sa edhe në avancim.”

Në fund, Almenara foli edhe për Roony Bardghji, duke e vlerësuar lart:
“Kam dëgjuar gjëra shumë të mira për të, që është një lojtar që bën diferencën. Kundër Barçës shpesh krijohen situata 1 kundër 1 ose 2 kundër 1 në zonën finale, dhe aty Roony mund të jetë shumë i rrezikshëm.”

Tags: barcelonaChampions leagueCopenhagenSergio Almenara

Nga Kategoria

Bota

Goditje tjetër për Argjentinën në skandalin “AFA-Gate”, FBI sekuestron pajisje elektronike

22 Korrik, 2026
Sporti

Babai i Mac Allister zbulon çfarë u tha Messi shokëve në finalen e Botërorit

22 Korrik, 2026
Sporti

Mancini mohon rikthimin te Italia: “Nuk ka pasur asnjë kontakt”

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditje tjetër për Argjentinën në skandalin “AFA-Gate”, FBI sekuestron pajisje elektronike

22 Korrik, 2026

E rëndë në shkodër! Dy persona rrahin me grushte policin e rrugores jashtë orarit të detyrës

22 Korrik, 2026

Maduro pritet të qëndrojë dhe një vit në paraburgim përpara se të gjykohet

22 Korrik, 2026

Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

22 Korrik, 2026

Babai i Mac Allister zbulon çfarë u tha Messi shokëve në finalen e Botërorit

22 Korrik, 2026

Debati për Netanyahu, Mamdani i bën thirrje qeverisë federale ta arrestojë nëse shkel në SHBA

22 Korrik, 2026

Arrestimi dhe dërgimi në burg i 34-vjeçares bashkë me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve

22 Korrik, 2026

Mancini mohon rikthimin te Italia: “Nuk ka pasur asnjë kontakt”

22 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.