Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga ambientet e Burgut të Fushë-Krujës, duke ngritur akuza të forta për situatën brenda institucionit dhe për mënyrën e raportimit nga mediat.
VIDEO KETU
Në reagimin e tij, ai shprehet: “Jemi në burgun e Fushë-Krujës. Shikoni si është aty. Është bar apo jo?”, ndërsa më tej shton: “Jo, jo, është burg. Është dhomë burgu, nuk është market.”
Berisha vijon me akuza të ashpra politike, duke deklaruar: “Është burgu i banditëve të partisë… këta janë vrasës, këta rëndohen me dhjetëra vrasje në atë qeli.”
Ai ka folur gjithashtu për censurë mediatike, duke u shprehur: “Asnjë nga mediat e kontrolluara nga qeveria nuk e dha. E censuruan totalisht.” dhe “A mund të censurohet kjo? Më thoni mua, të dashur gazetarë.”
Në vijim, Berisha ka bërë edhe krahasime politike, duke thënë: “A mund ta imagjinoni që kjo të ndodhte gjatë periudhës kur qeveriste Sali Berisha dhe Partia Demokratike? Kurrë.”
Ai përfundon me akuza ndaj qeverisë dhe sistemit, duke deklaruar: “Janë kriminelët e partisë-shtet dhe dënoj këto qëndrime… dënoj censurën që u bëhet qytetarëve shqiptarë.”











