• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 27 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Albanistan”! Data 22 janar por infermierët nuk kanë marrë ende pagën e dhjetorit 2025

22 Janar, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ata mbajnë në këmbë spitalet, shpëtojnë jetë çdo ditë dhe përballen me mungesa, lodhje e përgjegjësi ekstreme, por nuk marrin as pagën e tyre në kohë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Infermierët dhe stafi mjekësor në Shqipëri ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor 2025, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin, sikur bëhet fjalë për një problem dytësor, jo për jetesën e mijëra familjeve.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka ngritur publikisht shqetësimin për vonesat e përsëritura të pagave, mungesën e informacionit dhe mungesën totale të reagimit nga autoritetet shtetërore. Sipas saj, punonjësit e shëndetësisë janë lënë pa shpjegime, pa transparencë dhe pa siguri financiare.

Lexo edhe:

U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma

Vetëm 640 mijë $, Ferrari prezanton makinën e re 100% elektrike

Në deklaratën e saj, shoqata kritikon ashpër institucionet përgjegjëse dhe sindikatat, duke theksuar se reagimet e tyre shpesh janë selektive dhe të lidhura me interesa politike apo personale, jo me mbrojtjen reale të punonjësve.

“Punonjësit heshtin nga frika e presioneve dhe kërcënimeve për largim nga puna, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe premton vetëm rritje page simbolike,” thuhet në deklaratë.

Sipas shoqatës, kjo nuk është një situatë e izoluar. Vonesat e pagave janë kthyer në një praktikë të përsëritur prej vitesh, duke detyruar infermierët dhe stafin mjekësor të vazhdojnë punën në vijën e parë, pa pasur siguri për të ardhurat e tyre.

Reagimi

Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim edhe pse data është 22 Janar 2026 paga e muajit Dhjetor 2025 ende nuk ju është dhēnë punonjësve të Shëndetësisë. Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo indivi, punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa personale apo politike për marrje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar. Heshtja e vetë punonjësve që dhe kur sju japin hakun e merituar heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për tju mbyllur gojën.

Një problematikë e përsëritur prej vitesh e pa asnjë përgjegjësi e përgjegjës dhe e gjitha rëndon mbi punonjësit që rrinë me sytë nga banka kur do ju kaloj paga.

Është turp që pas kaq shumë skandalesh në Shëndetësi dhe vjedhje të pajustifikuara nuk ka akoma lëkë për tju paguar pagat punonjësve që janë fronti i parë në përballje në çdo situatë që vendi kalon.

Duke shpresuar që dikush të dalë të mbaj përgjegjësinë për këtë shpresojmë që ky fenomen të mos përsëritet më. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë; 22 Janar 2026, Tiranë

Nga Kategoria

Aktualitet

U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma

27 Maj, 2026
Bota

Vetëm 640 mijë $, Ferrari prezanton makinën e re 100% elektrike

27 Maj, 2026
Aktualitet

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa do të shitet benzina

27 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma

27 Maj, 2026

Bordi i Paqes i Trump pa financim, zero lekë të depozituara

27 Maj, 2026

Vetëm 640 mijë $, Ferrari prezanton makinën e re 100% elektrike

27 Maj, 2026

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa do të shitet benzina

27 Maj, 2026

Kush është 34-vjeçari i plagosur në Tiranë, i mbijetoi një atentati në 2018 dhe është arrestuar për trafik klandestinësh

27 Maj, 2026

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

27 Maj, 2026

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari e bën për spital

27 Maj, 2026

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me armën e shërbimit

27 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.