Rreth 45 persona janë shpëtuar nga një varkë në vështirësi, në një zonë detare rreth 26 milje detare në juglindje të Kalamakit, në Kretë.
Operacioni i shpëtimit u aktivizua pasi varka u pikas nga një anije cisternë me flamur algjerian, e cila po lundronte në atë zonë.
Një anije e FRONTEX-it mbërriti në vendngjarje dhe mori në bord personat, të cilët po transportohen drejt portit të Kala Limenas.
Operacioni u zhvillua në kushte me erëra veriore me forcë 4 ballë.











