Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku një 82-vjeçare është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.
Sipas të dhënave paraprake, e moshuara dyshohet se ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u godit nga automjeti. Drejtuesi i mjetit e transportoi në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas raportimeve, 82-vjeçarja ka pësuar lëndime serioze. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.











