Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, ku janë përfshirë një automjet tip Toyota fuoristradë dhe një automjet tip Mercedes-Benz.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa fuoristrada Toyota është përmbysur disa herë, duke përfunduar mbi barrierat metalike anësore të rrugës.
Pas aksidentit, kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë personave që ndodheshin në automjete.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident. Rrethanat dhe shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta.











