• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Ahmetaj: Kompania e baxhanakut të Ramës ka marrë projektin 15 milionë euro te AKSHI! Janë grisur urdhër-arreste

27 Janar, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar sërish familjarë të kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën e AKSHI-t.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në intervistën e tretë në në SYRI Tv, Ahmetaj ka theksuar se kompania e cila ka përfituar projektin 15 milionë euro të laboratorëve të AKSHI-t, është e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu një tjetër fakt skandaloz, sipas Ahmetaj, është se për aferën e labaratorëve të AKSHI-t janë grisur dy urdhër-arreste.

Lexo edhe:

“Më latë vetë, thatë iku ky! Pa mua jeni një m*t i madh,” Rama pa kamera në asamble: S’do tregoni asgjë që u fol këtu

Elisa Spiropali përjashtohet nga çdo funksion drejtues në PS

Intervista:

Ahmetaj: E dyta, po kthehem prap te projekti i laboratorëve të AKSHI-t. Tani unë e ngrita herën e kaluar. I kërkoj gazetarëve investigativë që për laboratorët e shkollave të shkojnë të marrin, t’ua japi Gazheli, Gazheli t’ia japi dokumentat Gaxhua se sa janë futur paisjet e laboratorëve në Republikën e Shqipërisë. Po ua them, dhjetëfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap një shifër që të kuptoni se çfarë ndodh me AKSHI-n, AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetë fishi te laboratorët. Pyetje kam për gazetarët investigativë: Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë. E dyta, gërmoni të dashur gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste përpara një muaji e gjysëm, dy muaj, në lidhje me laboratorët?

A janë rrëzuar dy urdhër-arreste? Investigojeni, dy urdhër arreste, siç ndodhi me inceneratorin e Tiranës.

Cila është kompania që ka marrë projektin 15-milionë euro të sigurisë kibernetike?

Kompani ‘First’, e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? ‘Folloë the money’! Apo ju ndiqni pllakat e Erjolës. Apo ju merreni me vlerësuesit, siç me thotë avokati Ligori që ia kanë kthyer njëhërë e po ia kthejnë prap. Apo qejfi këtyrë është që unë të jem grup i strukturuar kriminal me gruan dhe ish-gruan????

Meqë doni fakte, projekti 15-milionë është i pabotuar, i pa dalë në tender të hapur. Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First, dhe ‘follow the money’.

Peka: E kujt është kjo kompani?

Ahmetaj: Gjeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.

Peka: Po thoni kompania e baxhanakut të kryeministrit?

Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mijë dollar. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200-mijë dollar dhe të fitosh 2 milionë dollar??? E kuptoni, 10-të fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkon tek 3.1 milionë dollar, shpenzimet totale i ka vetëm 97-mijë dollar dhe ka fituar 3.1 milionë, pra, fitimi është 2.9 milionë dollar. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur. Edhe këta merren me pllakat e Erjolës.

Ndërsa në vitin e fundit i ka të ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mijë dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milionë dollar. Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘Follow the money’ që t’u çojë te familja.

I këni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament.

Kalojmë te projekti i TVSH-së. Po e mbani mend, Saliu që nuk më është ndarë asnjëherë, ashtu siç e ka zakon me ato fjalët e rënda, “ty të ka vënë ministër financash që të bësh projektin e koncensionit të TVSH-së”.

Peka: Të ka akuzuar në Parlament,

Ahmetaj: Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend.

Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ikonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet. Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

Peka: Kryeministri e kishte si strategji, apo kishte edhe emra konkret kujt do ia jepte koncensionin e TVSH-së?

Ahmetaj: Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtarë, fiskale dhe financiare.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Më latë vetë, thatë iku ky! Pa mua jeni një m*t i madh,” Rama pa kamera në asamble: S’do tregoni asgjë që u fol këtu

14 Nëntor, 2026
Aktualitet

Elisa Spiropali përjashtohet nga çdo funksion drejtues në PS

14 Nëntor, 2026
Screenshot
Kryesore

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Maran dhe Asllani para Bjellorusisë: “Nuk mendojmë për asgjë tjetër veç fitores”

14 Nëntor, 2026

Nata e Ronaldos kthehet në makth, Portugalia turpërohet ndaj Danimarkës

14 Nëntor, 2026

Raphinha merr të kuq, por Brazili refuzon ta lirojë drejt Barcelonës

14 Nëntor, 2026

Debat para Spanjë–Angli, De la Fuente mohon problemin me racizmin dhe Tuchel reagon: “Fjalët e mia u shtrembëruan”

14 Nëntor, 2026

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 Nëntor, 2026

Zgjimi, vaktet dhe gjumi në orare të rregullta: zakoni i thjeshtë që lidhet me më pak dhimbje dhe humor më të mirë

14 Nëntor, 2026

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

14 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.