• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

30 Tetor, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dodik, president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën.

Lexo edhe:

Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, arrestohet 23-vjeçari

Bardhi nga Njësia 1: Në 22 dhjetor Tirana nuk do të heshtë, rezistencë dhe protestë të vazhdueshme

DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

Përveç Dodikut – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje – nga lista e zezë amerikane u hoqën edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviq, dhe mbi 40 individë dhe subjekte juridike.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve në njoftimin e saj të mërkurën.

Çfarë vendimesh mori Asambleja e Republikës Sërpska?

Më 18 tetor, Asambleja e Përgjithshme e entitetit serb e miratoi një ligj për shfuqizimin e ligjeve që tashmë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ato përfshijnë Ligjin për Pronën e Paluajtshme të Përdorur për Funksionimin e Autoriteteve Publike, Ligji për Moszbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska, Ligji për Ndalimin e Aktiviteteve të Institucioneve Jashtëkushtetuese të Bosnjës, Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës Sërpska dhe Ligji për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska.

Dodiku ishte dënuar nga gjykata e Bosnjës për nënshkrimin e një ligji që bënte thirrje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në entitetin e udhëhequr nga ai.

Përveç dënimit më një vjet burgim, të cilin e zëvendësoi më vonë me gjobë, Dodikut iu ndalua edhe ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet.

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu i beri të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat disa ambasada perëndimore i përshkruan në një deklaratë të përbashkët si “qëndrime kundër marrëveshjes së Dejtonit”.

Asambleja gjithashtu e emëroi Ana Trishiq-Babiq, ish-këshilltaren e Dodikut, si presidente në detyrë të Republikës Sërpska./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, arrestohet 23-vjeçari

20 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Bardhi nga Njësia 1: Në 22 dhjetor Tirana nuk do të heshtë, rezistencë dhe protestë të vazhdueshme

20 Dhjetor, 2025
Lajme

Analiza: Sa gjatë mund të rezistojë Rusia? Mundësia e humbur e BE-së në samitin për Kievin

20 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kapja e mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine, arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë, i trafikuar nga Kanadaja.

Kapja e mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine, arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë, i trafikuar nga Kanadaja.

20 Dhjetor, 2025

Danmarku akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj uzinave të ujit dhe faqeve të zgjedhjeve.

20 Dhjetor, 2025

Arne Slot jep një përditësim të rëndësishëm mbi planet e Liverpool në dritën e merkatos së janarit, ndërsa flitet për interesin në Marc Guehi dhe Antoine Semenyo.

20 Dhjetor, 2025

Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, arrestohet 23-vjeçari

20 Dhjetor, 2025
Katër emigrantë të paligjshëm humbin jetën në qendrat e imigracionit, vdekjet arrijnë shifra rekord, 30 për vitin 2025.

Katër emigrantë të paligjshëm humbin jetën në qendrat e imigracionit, vdekjet arrijnë shifra rekord, 30 për vitin 2025.

20 Dhjetor, 2025

Bardhi nga Njësia 1: Në 22 dhjetor Tirana nuk do të heshtë, rezistencë dhe protestë të vazhdueshme

20 Dhjetor, 2025

Analiza: Sa gjatë mund të rezistojë Rusia? Mundësia e humbur e BE-së në samitin për Kievin

20 Dhjetor, 2025

Video. Njoftimi më i fundit | 19 Dhjetor 2025 – Mbrëmje

20 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.