• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Marsi në Tokë, vendi me kushte ekstreme, ku turistët kthehen në astronautë

25 Tetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në zemër të shkretëtirës Gobi në Mongoli, një startup vendas po përgatitet të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme: një kamp trajnimi që simulon jetën në planetin Mars. Projekti, i quajtur “MARS-V”, synon të kombinojë kërkimin shkencor me turizmin ekstrem, duke u dhënë aventurierëve mundësinë të provojnë jetën si astronautë, por pa lënë Tokën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kampi ndodhet në një zonë të thellë dhe të izoluar të Gobit, ku temperaturat variojnë nga -40 në 45 gradë Celsius. Pikërisht ky kontrast ekstrem, bashkë me tokën e pasur me oksid hekuri që i jep ngjyrën e kuqe, e bën terrenin gati identik me sipërfaqen e Marsit.

Përpara se të shkojnë në kamp, pjesëmarrësit do të kalojnë teste fizike, psikologjike dhe mendore, si dhe një trajnim tremujor virtual që përfshin njohuritë bazë të astronautëve: protokollet e oksigjenit, komunikimin me vonesë dhe menaxhimin e izolimit. Pas kësaj, ata udhëtojnë drejt Ulaanbaatarit për disa ditë stërvitje në terren, dorëzojnë telefonat dhe nisen me makinë për një udhëtim 10-orësh drejt kampit në shkretëtirë.

Lexo edhe:

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund të shihet dhe si ta vëzhgoni pa rrezikuar shikimin

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Atje, çdo grup prej gjashtë vetash jeton për një muaj në “habitate marsiane”, module të ndërlidhura me dhoma gjumi, laborator dhe serë për bimë. Çdo ditë fillon me meditim, ushtrime fizike dhe më pas me detyra shkencore, si analiza e dheut, testimi i robotëve apo mbledhja e mostrave gjeologjike.

Ushqimi është pjesë e përvojës: ushqime të thata mongole, si pelte apo mish deleje të dehidratuar që ringjallet me ujë të ngrohtë, një mënyrë për të ruajtur traditën kombëtare, por edhe për t’u afruar me realitetin e astronautëve.

Doyodkhuu thekson se projekti nuk është vetëm argëtim, por edhe një kontribut për kërkimin shkencor ndërkombëtar, pasi simulime të ngjashme janë përdorur nga NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës.

Kampi pritet të jetë gati për turistët e parë deri në vitin 2029, me një kosto rreth 6000 dollarë për person, përfshirë trajnimin dhe qëndrimin njëmujor në Gobi.

Sipas drejtuesve të projektit, kjo përvojë mund të ketë ndikim të thellë psikologjik te pjesëmarrësit. “Në atë boshllëk të pafund, i izoluar për një muaj me pesë njerëz të tjerë, fillon të mendosh ndryshe për jetën. Është si të prekësh të ardhmen me duar”, thotë ai.

Për aventurierët, eksploruesit apo dashamirësit e hapësirës, “MARS-V” premton të jetë udhëtimi më i afërt drejt Marsit pa u larguar nga planeti ynë. (A2)

Nga Kategoria

Bota

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund të shihet dhe si ta vëzhgoni pa rrezikuar shikimin

30 Korrik, 2026
Aktualitet

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

30 Korrik, 2026
Bota

Netanyahu planifikon udhëtim në Nju Jork: Kam forca speciale po tentuan të më arrestojmë

29 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zyrtare, Carlos Espí firmos me Real Madridin deri në vitin 2031

30 Korrik, 2026

Votimi i delegatëve, Lumir Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së

30 Korrik, 2026

Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të PS-së dhe draftit socialist të Reformës Territoriale

30 Korrik, 2026

“Më 1 gusht, protestë kombëtare, vjen Diaspora”, aktivisti thirrje shqiptarëve: Merrni pjesë

30 Korrik, 2026

Banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, kundërshtojnë planin për bashkimin me Beratin

30 Korrik, 2026

PS kërkon shkrirjen e bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

30 Korrik, 2026

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

30 Korrik, 2026

Kthesë në merkato, Manchester City ul çmimin e Rodrit dhe i hap rrugën transferimit te Real Madrid

30 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.