• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sa shpenzuan partitë në rrjete sociale? Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin zbardh shifrën: 200 mijë euro për sponsorizime në Facebook gjatë fushatës

24 Tetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i OSBE-ODIHR i publikuar dje për zgjedhjet e 11 majit, ka zbuluar ndër të tjera edhe një shifër të panjohur për publikun shqiptar: sa para shpenzuan partitë politike dhe kandidatët, vetëm gjatë një muaji fushatë zyrtare, për reklama politike në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Monitoruesit e ODIHR kanë matur paratë e dhëna duke përdorur librarinë zyrtare të Kompanisë Meta, që bën transparencë për sponsorizimet, pra, shpërndarjen me pagesë të materialeve me përmbajtje propagandistike. Konkretisht, në raport thuhet:

“Sipas Meta Ad Library, nga 9 prilli deri më 8 maj, kandidatët shpenzuan gjithsej deri në 21,410,830 lekë (217,870 euro) për reklama politike. Nga këto, PD shpenzoi 2,746,960 lekë (27,950 euro), Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut 1,173,220 lekë (11,940 euro), Lëvizja Shqipëria Bëhet 490,050 lekë (4,990 euro). Ndër kandidatët, Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, kishte shpenzimet më të larta me 1,909,780 lekë (19,430 euro), Belind Këlliçi i PD-së me 763,100 lekë (7,770 euro) dhe Vullnet Sinaj i PS-së me 748,960 lekë (7,620 euro)”.

Lexo edhe:

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

Në këtë raport, bie në sy se nuk ekziston asnjë pagesë e bërë online nga Partia Socialiste, përjashtuar deputetin Vullnet Sinaj që ka bërë reklama individualisht në rrjetet sociale. Megjithëkëtë, PS akuzohet për përdorimin e një rrjeti të gjerë patronazhimi, që si pjesë e misionit, kishte dhe shpëndarjen dhe pëlqimin e postimeve të politikanëve.

Por shpenzimet reale, sipas raportit mund të jenë më shumë se kaq. Sepse, shpesh, palë të treta, që nuk janë në vetvete parti politike, bëjnë pagesa online për llogari të ndonjë subjekti, dhe janë jashtë hartës të ligjit.

“Shpenzimet e fushatës për aktivitetet online duhet të përfshihen në limitin e përgjithshëm të shpenzimeve dhe të raportohen, pasi ligji kërkon raportimin e të gjitha shpenzimeve të fushatës. Megjithatë, fushatat online, reklamat politike të paguara në platformat e rrjeteve sociale dhe shpenzimet e palëve të treta janë të parregulluara, duke mundësuar përdorimin e pakontrolluar të fondeve në fushatë.

Këto boshllëqe krijojnë shtigje për përdorimin potencial të fondeve të paligjshme dhe të pagjurmueshme dhe anashkalimin e rregullave në fuqi.

Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të marrin në konsideratë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, dhe të përcaktojnë kushtet përkatëse për fushatat e palëve të treta dhe mekanizmat e duhur të raportimit dhe sanksionimit”, – thotë ndër të tjera Raporti për këtë çështje.

SHPENZIMET PËR RRJETET SOCIALE
TOTALI 217,870 euro
PD 27,950 euro
PBDNJ 11,940 euro
Shqipëria Bëhet 4,990 euro
Agron Shehaj 19,430 euro
Belind Këlliçi 7,770 euro
Vullnet Sinaj 7,620 euro

Tags: raporti

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

23 Gusht, 2026

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

23 Gusht, 2026

11 emigrantë të vdekur, fundoset varka që po shkonte drejt Italisë

23 Gusht, 2026

Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA-në, rruga më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

23 Gusht, 2026

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 Gusht, 2026

Adoleshent palestinez vritet nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor

23 Gusht, 2026

SHBA paralajmëron Kanadanë: Përplasja tregtare me Uashingtonin do të ishte katastrofike

23 Gusht, 2026

Zelensky: Zgjedhjet gjatë luftës do ta përçanin Ukrainën

23 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.