• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Berisha: Fakton farsën elektorale, Rama dështoi ta ndryshonte!

23 Tetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, duke evidentuar një sërë problematikash që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore dhe mungesën e garës së barabartë midis partive.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas raportit, kandidatët, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje ta zhvillonin fushatën lirisht, por mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta.

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe publikimin, pak para ditës së zgjedhjeve, të faljes së një numri të madh gjobash. Po ashtu, zyrtarët e lartë qeveritarë morën pjesë në një sërë aktivitetesh zyrtare, të cilat shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë ndarjen mes shtetit dhe partisë”, thuhet në raport.

Lexo edhe:

“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe tentoi të vriste 38-vjeçarin

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi menjëherë pas publikimit të raportit, duke e cilësuar atë si provën përfundimtare të farsës elektorale të 11 majit.

“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se qeveria shqiptare kishte bërë përpjekje për të ndikuar në përmbajtjen e raportit, por sipas tij, ato dështuan plotësisht.

“Siç kisha paralajmëruar, janë bërë përpjekje për të ndryshuar termat e raportit, por ato patën zero efekt. Është meritë e institucioneve vëzhguese që i qëndruan fjalë për fjalë konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale.”

Berisha shtoi se raporti përfundimtar mbështet plotësisht konstatimet e raportit paraprak, duke theksuar se zgjedhjet e 11 majit shkelën parimet themelore ndërkombëtare të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, Kodit të Venecias dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare për zgjedhjet e lira.

“Kodi Zgjedhor u shkel 4500 herë me evente të ndaluara gjatë fushatës elektorale”, u shpreh Berisha, duke shtuar se shumat e përdorura për këto aktivitete “kapin dhjetëra e qindra milionë euro, përfshirë 7 milionë euro për organizimin e ‘Giro D’Italia’”.

Tags: BerishaOSBE/ODIHRRama

Nga Kategoria

Aktualitet

“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe tentoi të vriste 38-vjeçarin

8 Prill, 2026
Kryesore

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

8 Prill, 2026
Aktualitet

EMRI/ Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kreu 6 vjedhje, kapet “hajduti i birrave” në Tiranë

8 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe tentoi të vriste 38-vjeçarin

8 Prill, 2026

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

8 Prill, 2026

EMRI/ Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kreu 6 vjedhje, kapet “hajduti i birrave” në Tiranë

8 Prill, 2026

Akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie/ Seanca e parë në themel për Metën dhe Kryemadhin në 27 prill

8 Prill, 2026

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

8 Prill, 2026

‘Ditë e madhe për paqen botërore!’ Trump entuziast për ‘Epokën e Artë’: Irani mund të nisë rindërtimin

8 Prill, 2026

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

8 Prill, 2026

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe SHBA, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.