• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Tregu i sigurimeve, në rritje të ngadaltë këtë vit

27 Nëntor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, i mbështetur kryesisht nga produktet e sigurimit të detyrueshëm. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të 10-mujorit, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 20.3 miliardë lekëve, në rritje me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut këtë vit është më e ngadaltë krahasuar me vitin 2023, ndikuar pjesërisht edhe nga vazhdimi i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave të AMF-së, për gjysmën e parë të këtij viti afërsisht 33% e primeve të shkruara bruto në sigurime ishin të llogaritura në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Duke qenë se statistikat raportohen në lekë, forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën e primeve të shkruara në valutë të huaj.

Përtej efektit negativ të kursit të këmbimit, struktura e tregut sipas produkteve këtë vit nuk shfaq risi të mëdha. Shumica e produkteve po ndjekin një rritje të ngadaltë dhe organike, me sigurimet e detyrueshme që vazhdojnë të përbëjnë shtyllën kryesore të tregut. Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 7.5%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 8.5%. Segmenti i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me gati 92% të primeve të shkruara bruto.Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen mbizotëruese në tregun e Jo-Jetës. Në fund të 10-mujorit, ato përbënin 66.1% të primeve të shkruara bruto, nga 65.9% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

Rritja e lehtë e peshës së sigurimeve të detyrueshme motorike ka ardhur kryesisht nga siigurimi i brendshëm motorik TPL, ndërsa ecuri më të dobët shfaqin produktet e Kartonit Jeshil dhe Policës Kufitare. Duke qenë se të dyja këto produkte shiten në Euro, edhe në këtë rast vlerësohet se një ndikim negativ ka dhënë kursi i këmbimit.

Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkti kryesor i sigurimit vullnetar, me 10.4% të primeve të shkruara bruto, nga 10.8% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 8.1% të primeve, nga 7.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Nga ana tjetër, dëmet këtë vit po rriten me ritme ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar.

Në fund të 10-mujorit rritja e tyre arriti në 22.7%, rritje kjo rreth tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për10-mujorin, dëmet e paguara bruto kishin vlerën e 7 miliardë lekëve.

Struktura e dëmeve në tregun e Jo-Jetës vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me 70% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës./ Monitor

Nga Kategoria

Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026
Screenshot
Bota

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Analizë

Bankat dhe bizneset nuk janë armiku i protestës

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrau babain pasi i zbuloi lidhjen me një burrë të martuar, merret e pandehur 26-vjeçarja në Fier!

24 Tetor, 2026

Ermal Beqiri: Korruptova shtetin por asnjë nuk është në burg!

24 Tetor, 2026

Sot protesta kombëtare kundër qeverisë! Studentët nga i gjithë vendit mblidhen në Tiranë, në shesh edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

24 Tetor, 2026

Sot protesta kombëtare/ Studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

24 Tetor, 2026

Nga Tirana në Paris, nga Madridi në Milano: Pse është zemëruar Europa?

24 Tetor, 2026

Dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja në Korçë

24 Tetor, 2026

Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë!

24 Tetor, 2026

Dita e 12-të! Sot thirrje për protestë kombëtare, Rama përsërit ftesën për dialog

24 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.