Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po mbahet në një qeli prej 9 metrash katrorë në të ashtuquajturin krah VIP të burgut La Santé në Paris, ku ai filloi të vuante një dënim pesëvjeçar për financim të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i Gadafit.
Qelia e tij ka një shtrat, tavolinë, dush të vogël, tualet, dritare dhe televizor, për të cilat ai paguan 14 euro në muaj. Ka edhe një sobë elektrike, ndërsa Sarkozy ka qasje në një palestër dhe një bibliotekë.
Ai ka vendosur dhjetë fotografi personale në mure, duke e formësuar hapësirën aq sa i lejohet. Krahu ku ai mbahet konsiderohet “i privilegjuar” dhe ka pritur të burgosur famëkeq në të kaluarën, siç është Karlos Çakalli.








