Dy politikanë izraelitë janë përjashtuar nga Knesseti pasi protestuan gjatë fjalimit të Donald Trump dhe ngritën një pankartë ku shkruhej “njihni Palestinën “.
Presidenti amerikan po fliste në parlament ndërsa festonte marrëveshjen e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Hamasit .
Pak sekonda pasi filloi fjalimi, presidenti u ndërpre nga anëtari i parlamentit Ayman Odeh, kryetar i krahut të majtë i partisë Hadash-Ta’al, dhe Ofer Cassif.
Zyrtarët e sigurisë nxituan t’i largonin shpejt politikanët.
Përpara protestës, Odeh shkroi në llogarinë e tij në Twitter/X: “Sasia e hipokrizisë në plenum është e padurueshme. Të kurorëzosh Netanyahun me lajka të tilla që nuk janë parë kurrë, përmes një grupi të orkestruar, nuk e liron atë dhe qeverinë e tij nga krimet kundër njerëzimit të kryera në Gaza , as nga përgjegjësia për gjakun e qindra mijëra viktimave palestineze dhe mijëra viktimave izraelite.”
“Por vetëm për shkak të armëpushimit dhe marrëveshjes së përgjithshme jam këtu.
“Vetëm përfundimi i pushtimit dhe vetëm njohja e Shtetit të Palestinës përkrah Izraelit do të sjellë drejtësi, paqe dhe siguri për të gjithë.”











