Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune pranë pastiçerisë “Tasho” në qytetin e Korçës, ku një banesë është përfshirë nga flakët duke i marrë jetën 74-vjeçarit Urim Hysolli.
Paraprakisht raportohet se zjarri sapo ka rënë në katin e parë të pallatit. Ndërsa tymi thuhet se ka zaptuar zonën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.
Ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.
Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke punuar për të marrë nën kontroll situatën.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik e më së shumti fqinjët e të moshuarit të cilët shikohen të mërzitur për tragjedinë e nuk i mbajnë dot lotët.











