Një polic i komisariatit Krujë, me detyrë oficer rendi në Fushë Krujë, është arrestuar pasditen e sotme, nën dyshimet se është i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë operacionit për arrestimin e efektivit me inicialet E.L., Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i ka gjetur në banesën e tij disa armë pa leje.
Polici i arrestuar është banor i fshatit Cudhi në Malësinë e Krujës.











