• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda”/ Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

11 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët e policisë kriminale kanë arritur të ndërtojnë plan-vendosjen e dinamikës së krikmit të rëndë të ndodhur në Sallën Nr.3 në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku mbeti i vrarë me 3 plumba, gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën lehtë babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ekspertët janë përqëndruar nga këqyrja e pamjeve filmike të ofruara nga një kamera e instaluar në sallën e gjyqit, ku duket qartë të gjitha veprimet e kryera jo vetëm nga autori i krimit, Elvis Shkambi, por dhe nga 5 protagonistët e tjerë që ishin në sallën e gjyqit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në 7 sekonda. Përmes burimeve të sigurta, kjo video është arritur të shikohet dhe nga gazetari Elton Qyno, e cila tregon situatën në kufijtë e makabritetit.

Lexo edhe:

Tragjikisht humbën jetën në Itali, trupat e katër anëtarëve të familjes Kola nisen për në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e tij!

Dhe në gjithë këtë situatë ekstreme, i vetmi që nuk bën asnjë lëvizje habie, qoftë për t’u shfaqur i trembur apo qoftë për të ndaluar nipin e tij për të mos gjuajtur me armë ndaj gjyqtarit dhe personat të tjerë është, pikërisht Gjon Shkambi.

Shkambi në video shfaqet gjatë gjithë momentit të masakrës me një qetësi olimpike, çka ka shtuar dyshimet e forta tek anëtarët e grupit të hetimit, që ai të jetë personi që ka orientuar dhe shtyrë nipin e tij, Elvis Shkambi, për të kryer këtë akt të rëndë brenda ambjenteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndërsa personi kryesor që rezulton të jetë dhe dëshmitar i kësaj tragjedie, është sekretaria e gjyqtarit Astrit Kalaja, Xhuliana Kulla, e cila ka parë tmerin me sy. Kulla shfaqet në video duke qëndruar në këmbë dhe e qetë në tavolinën e saj të sekretares gjyqësore.

Por pas dëgjimit të krismave të armës, tmeri përshkon trupin e saj, e cila shfaqet e traumatizuar dhe mbështetur fort pas muri, duke lëshuar klithma të forta, që tronditën ambjentet e gjykatës, por jo vrasësin i cili pasi kishte mbaruar punë me gjyqtarin Kalaja dhe kishte qëlluar me një plumb Ragip dhe Ervis Kurtaj, drejtohet me armën që mbante në dorë duke i thënë fjalët: ”..s’kam punë me ty…”.

Sekretarja nuk mund as të largohej, pasi siç duket dhe në pamje filmike, trupi i pajetë i gjyqtarit Astrit Kalaja, ishte rrëzuar shumë pranë derës.

Duke u bazuar pikërisht në këto pamje filmike ekspertët kriminologë kanë arritur gjatë këtyre ditëve të realizojnë dhe një plan vendosje të personave, me qëllim, krijimin në letër të dinamikës së krimit, e cila është filmuar e gjitha.

Me Nr.1 përshkruhet Astrit Kalaja

Me Nr. 2 përshkruhet Elvis Shkambi

Me Nr.3 përshkruhet Ragip Kutaj

Me Nr. 4 përshkruhet Ervis Kurtaj

Me Nr.5 përshkruhet Xhuliana Kulla

Me Nr.6 përshkruhet Gjon Shkambi

Sipas pamjeve filmike gjyqtari Kalaja sapo përfundon leximin e dhënies së vendimit, merr drejtimin nga dera me qëllim largimin nga salla e gjyqit. Të 6 personat e pranishëm ishin në pozicion në këmbë pasi Gjykata sapo lexoi vendimin përfundimtar.

Por në këtë moment Elvis Shkambi, që ndodhej në rreshtin e parë të karrigeve të publikut, ashtu siç qëndronte në pozicion “…i ngritur në këmbë…”, me njërën dorë ka nxjerrë nga xhepi një pistoletë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gjyqtari Astrit Kalaja, i cili sapo kishte hedhur hapat e parë për tu larguar.

Trupi i gjyqtarit shihet që shembet në tokë duke u rrëzuar shumë pranë derës së daljes. Ndërsa pas dy krismave të para, sekretarja Xhuljana Kulla, tmerrohet e mbështetur pas murit, duke lëshuar vetëm klithmat.

Kurse babë e bir me mbiemrin Kurtaj të panikosur nga krismat dhe ngjarja e paprecedentë, vrapojnë menjëherë të dalin nga salla e gjyqit, përmes derës tjetër nga hyjnë palët dhe publiku.

Elvis Shkambi, menjëherë ka hequr vëmendjen nga gjyqtari duke u kthyer  dhe ka qëlluar të dy personat e tjerë. Sipas ekspertët vetëm 1 plumb i lëshuar nga pistoleta e përdorur nga Elvis Shkambi, ka plagosur lehtë babë e bir.

Ndërsa Ragip dhe Ervis Kurtaj, ashtu të plagosur largohen nga ambientet e sallës së gjyqit, Elvis Shkambi, kthehet edhe një herë nga gjyqtari Astrit Kalaja që ndodhej i shtrirë në dysheme, duke qëlluar dy herë në drejtim të tij, por njëri nga plumbat për shkak të hapësirës së ngushtë që kishte salla ka kapur kompjuterin e sekretares gjyqësore, Xhuliana Kulla.

Klithmat e kësaj të fundit kanë shkuar në “qiell” pasi autori i krimit dhe ajo gjatë gjithë kohës ishin në një distancë 1 deri në 2 metra. Elvis Shkambi i është drejtuar me fjalët: ”..s’kam punë me ty…” dhe më pas është larguar së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

Ndërkohë në të gjithë këtë situatë ekstreme, i vetmi që nuk ka shfaqur asnjë lëvizje të çuditshme, si panikosje, trembje, veprime fizike që mund të çonin në largimin e tij nga salla apo të ndalonin autorin e krimit, ka qënë Gjon Shkambi.

Në video duket qartë që Gjon Shkambi nuk kryen asnjë veprim, por shfaqet me një qetësi “Olimpike”. Pas gjithë asaj që ndodhi, Gjon Shkambi, merr disa letra të lëna në një karrige, i fut në çantë dhe së bashku me nipin e tij, largohen drejt daljes.

Në shkallët e gjykatës Gjon Shkambi ndez dhe një cigare, duke vijuar ta tymosë atë në oborr, derisa aty mbërritën efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kryen shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë së Tiranës./ Elton Qyno, syritv

Nga Kategoria

Tragjikisht humbën jetën në Itali, trupat e katër anëtarëve të familjes Kola nisen për në Shqipëri.
Kryesore

Tragjikisht humbën jetën në Itali, trupat e katër anëtarëve të familjes Kola nisen për në Shqipëri

11 Shkurt, 2026
Aktualitet

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e tij!

11 Shkurt, 2026
Komisioni për Reformën Territoriale mblidhet, PD rikthehet në tryezën e negociatave
Aktualitet

Komisioni për Reformën Territoriale mblidhet, PD rikthehet në tryezën e negociatave

11 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Thjesht mbyll gojën për Arsenalin!” – Thomas Frank irritoi lojtarët e Tottenham me bisedat ‘kontinuese’ për rivalët nga Veriu të Londrës.

11 Shkurt, 2026

Ngjarja me10 viktima në shkollë, media kanadeze zbulon: Autorja është një transgjinore 18-vjeçare

11 Shkurt, 2026
Tragjikisht humbën jetën në Itali, trupat e katër anëtarëve të familjes Kola nisen për në Shqipëri.

Tragjikisht humbën jetën në Itali, trupat e katër anëtarëve të familjes Kola nisen për në Shqipëri

11 Shkurt, 2026

Paradë astronomike në shkurt me shfaqjen e gjashtë planetëve, si dhe kur do të jetë i dukshëm fenomeni i rrallë

11 Shkurt, 2026
Aksident i trefishtë në Ishull-Lezhë, disa persona të lënduar

Aksident i trefishtë në Ishull-Lezhë, disa persona të lënduar

11 Shkurt, 2026

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e tij!

11 Shkurt, 2026
Komisioni për Reformën Territoriale mblidhet, PD rikthehet në tryezën e negociatave

Komisioni për Reformën Territoriale mblidhet, PD rikthehet në tryezën e negociatave

11 Shkurt, 2026
Një lidhje e re për Getinjon? Fotoja që shkaktoi dyshime

Një lidhje e re për Getinjon? Fotoja që shkaktoi dyshime

11 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.