Endri Popa, 22 vjeç, është vënë në pranga nga policia e Tiranës.
Arrestimi i tij u bë në Bulevardin “Nënë Tereza”.
I riu akuzohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës.
Policia ka sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular










