• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

KQZ në Kosovë tërhiqet nga vendimi për mosakreditimin e disa mediave vendore dhe serbe

10 Tetor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe të akreditojë 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që mbahen më 12 tetor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi u mor në një mbledhje online të mbajtur vetëm një ditë pasi shumica e anëtarëve të KQZ-së vendosën që të mos i akreditonin këto media, duke u thirrur në shqetësime se shumica nga to ishin nga Serbia ose financoheshin nga ky shtet.

Disa nga anëtarët ngritën shqetësime se mediat serbe mund të bënin propagandë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Lexo edhe:

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

Por, në mesin e tyre kishte edhe media që raportojnë në gjuhën shqipe, informon Radio Evropa e Lirë.

“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, u tha në njoftimin e KQZ-së.

KQZ akrediton mediat vendore dhe ndërkombëtare

Në një mbledhje online, KQZ-ja vendosi që të akreditojë media vendore dhe ndërkombëtare, pasi një ditë më parë kishte marrë vendim që ato të mos mund të vëzhgonin zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Mediat vendore që u akredituan më 10 tetor janë:

RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues; Radio KM, 5 vëzhgues; TV Most DOO, 13 vëzhgues; Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues; TV Gracanica, 9 vëzhgues; Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues; Raporto24.com, 1 vëzhgues; Radio Kim, 6 vëzhgues; GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues; Alternativna, 1 vëzhgues; TV Herc, 9 vëzhgues; Vendi Sot, 1 vëzhgues; Expose Media, 7 vëzhgues; Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues; E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues; Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues dhe R Media L.L.C., 2 vëzhgues.

Ndërkaq, mediat ndërkombëtare që u akredituan janë: PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues; Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues; Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues; Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues; VideoPlus doo, 2 vëzhgues; Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues; Danas, 1 vëzhgues; Insajder televizija, 2 vëzhgues; Nina Media Kliping, 1 vëzhgues; Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.

Disa nga këto media, që dje nuk u akredituan, kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së 9 tetorit, KQZ-ja akreditoi 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare me gjithsej 573 vëzhgues.

Vendimi i 9 tetorit për mosakreditimin e disa mediave nxiti reagime të ashpra nga organizatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është i zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për të mosakredituar mediat në gjuhën serbe.

Ndërkaq, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë mbështeti deklaratën e lëshuar nga OSBE-ja për këtë çështje, duke thënë se i bashkohet në thirrjet “ndaj të gjitha institucioneve relevante që të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjitha mediat dhe të respektojnë parimet e lirisë së mediave dhe mosdiskriminimit”.

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22 Shtator, 2026
Bota

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

22 Shtator, 2026
Screenshot
Kryesore

U përplas nga makina në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

22 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shqipëria vijon përgatitjet për Nations League, Maran stërvit grupin e plotë në “Shtëpinë e Futbollit”

22 Shtator, 2026

Lamine Yamal shpjegon pse e meriton Topin e Artë: “Stili im i lojës është ai që më bën ndryshe.”

22 Shtator, 2026

Tebas i përgjigjet Real Madridit: “Respekt për të gjithë, nënshtrim ndaj askujt”

22 Shtator, 2026
Screenshot

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22 Shtator, 2026

Klopp rikthehet pas dy vitesh, drejton stërvitjen e parë me Gjermaninë para debutimit ndaj Holandës

22 Shtator, 2026

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

22 Shtator, 2026

Jonida Maliqi konfirmon romancën me Alessio Alian: Është gjëja më e bukur në botë

22 Shtator, 2026

Real Madridi i përgjigjet ashpër Tebas: “Sjellje e papranueshme, La Liga ka nevojë për një drejtues neutral”

22 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.