• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 13 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tym i bardhë në Lindjen e Mesme! Arrihet marrëveshja për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, falë Donald Trump i jepet fund luftës në Rripin e Gazës

10 Tetor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar! Mëngjesin e kësaj të premte kabineti qeveritar i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka votuar pro planit të paqes të presidenti Donald Trump.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me këtë veprim, Izraeli dhe Hamasi po i afrohen përfundimit të më shumë se dy viteve armiqësi në Gaza. Votimi ka ardhur vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar zbatimin e fazës së parë të planit të tij të paqes me 20 pika për Gazën, gjatë diskutimeve në qytetin egjiptian Sharm-el-Sheikh.

Pas votimit në Izrael, udhëheqësi amerikan tha se planifikon të niset të dielën për të vizituar Azinë Perëndimore. “Pengjet do të kthehen të hënën ose të martën. Unë ndoshta do të jem atje. Shpresoj të jem atje. Dhe ne planifikojmë të nisemi diku të dielën dhe mezi pres”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

Lexo edhe:

Sulme të reja në Gaza, mes viktimave edhe një vajzë 9-vjeçare

Nga Trump, tek Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja armëpushimi në Gaza pritet që të hyjë në fuqi mëngjesin e së shtunës, 24 orë nga miratimi nga ana e qeverisë izraelite. Sapo të hyjë në fuqi, pengjet duhet të lirohen brenda 72 orëve. Besohet se njëzet prej tyre janë ende gjallë. Në këmbim, qindra palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

Para votimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili është akuzuar për zgjatjen e konfliktit për arsye politike, falënderoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Mëngjesin e sotëm qeveria izraelite përmes një deklarate për shtyp njoftoi se miratoi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.

“Qeveria sapo ka miratuar kornizën për lirimin e të gjithë pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vdekur”, tha zyra e kryeministrit izraelit nëpërmjet X. Ky zhvillim lejon që marrëveshja të hyjë në fuqi.

Marrëveshja, e cila u arrit natën e kaluar në Egjipt, bazohet në një plan 20-pikësh të njoftuar më 29 shtator nga Trump, pas dy vitesh lufte shkatërruese, të shkaktuar nga ofensiva e paprecedentë e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Sipas Shosh Bedrosian , një zëdhënëse e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, “versioni përfundimtar i fazës së parë u nënshkrua këtë mëngjes në Egjipt nga të gjitha palët, me qëllim lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza. Të gjithë pengjet tona, të gjallë dhe të vdekur, do të lirohen (më së voni) 72 orë (pasi armëpushimi të hyjë në fuqi)”, tha Bedrosian për AFP, që do të thotë se ata do të jenë në Izrael “të hënën”.

Presidenti i SHBA-së Trump , megjithatë, vuri në dukje se trupat e disa prej pengjeve do të jenë “pak të vështirë për t’u gjetur”. Brenda 24 orëve pas fillimit të armëpushimit, forcat izraelite do të tërhiqen nga disa zona ku janë të vendosura, por do të mbajnë kontrollin e 53 përqind të Rripit të Gazës.

Çfarë dihet deri më tani:

  • Izraeli ka miratuar një plan për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu .
  • Armëpushimi do të hyjë në fuqi të shtunën në mëngjes .
  • Netanyahu e quajti marrëveshjen një “zhvillim të madh” dhe falënderoi Donald Trump , si dhe të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump , Jared Kushner , i cili mori pjesë në mbledhjen e djeshme të kabinetit izraelit.
  • SHBA-të po mobilizojnë rreth 200 personel ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme për të koordinuar një forcë shumëkombëshe për të mbikëqyrur armëpushimin.
  • Trump tha se pengjet izraelite mund të lirohen “të hënën ose të martën”.
  • Përveç armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, faza e parë e marrëveshjes parashikon gjithashtu lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli, fillimin e tërheqjes së trupave izraelite nga pjesë të Gazës dhe hyrjen e qindra kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Rrip.

Nga Kategoria

Bota

Sulme të reja në Gaza, mes viktimave edhe një vajzë 9-vjeçare

12 Korrik, 2026
Bota

Nga Trump, tek Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

12 Korrik, 2026
Lajme

I riu shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane

12 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sulme të reja në Gaza, mes viktimave edhe një vajzë 9-vjeçare

12 Korrik, 2026

Nga Trump, tek Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

12 Korrik, 2026

I riu shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane

12 Korrik, 2026

Tetë vite më parë mbërriti CR7, sot nuk arrin dot as Kolo Muanin: çfarë ndodhi me Juventusin?

12 Korrik, 2026

Konaté i përgjigjet Lamine Yamal para gjysmëfinales: E rëndësishme është të qëndrojmë modestë

12 Korrik, 2026

Messi përplaset me arbitrin Pinheiro: Më fol me respekt

12 Korrik, 2026

Tjetër aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, disa të plagosur

12 Korrik, 2026

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.