• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Ligjet në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese po vonojnë anëtarësimin e Kosovës në SEPA

8 Tetor, 2025
tek Kosova
Kosova shkel detyrimet ndaj BE-së duke mbyllur fondet dhe sigurimet pensionale të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka humbur mundësinë për t’u anëtarësuar në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), një hap që do të kishte lehtësuar pagesat ndërkombëtare për qytetarët dhe bizneset. Problemi kryesor është se disa ligje të miratuara nga Kuvendi që janë parakusht për anëtarësim tani janë nën shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Anëtarësimi në SEPA do të sillte përfitime të mëdha, përfshirë shpejtim dhe ulje të kostove të transfereve në nivel ndërkombëtar, me një vlerësim sipas German Economic Team që do të kursenim rreth 55 milion euro në vit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Urim Vokshi, një ekspert ligjor lokal, e shpjegoi se për të vazhduar me anëtarësimin, Kosova duhet të presë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e miratimit të këtyre ligjeve, siç është Ligji për Bankat dhe ligji për Shërbimet e Pagesave, ka bërë që Kosova të vonohet në integrimet e saj në SEPA. Ministri në detyrë i Financave e akuzoi Partinë Demokratike për këtë situatë, duke theksuar se vonesat në gjykatë janë shkaku kryesor i humbjes së mundësisë për t’u anëtarësuar.

Vokshi theksoi se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për bizneset e Kosovës, duke rritur kostot e transferimeve dhe duke kufizuar mundësitë për startupe për të depërtuar në tregje të huaja. Anëtarësimi në SEPA jo vetëm që do të lehtësonte procedurat financiare, por do të garantonte që klientët të ishin në gjendje të kryenin pagesa në euro në mënyrë të sigurt dhe efikase, si në vendet e Unionit Evropian, ashtu edhe në disa vende të tjera jashtë tij.

Lexo edhe:

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Sot, SEPA përfshin 41 vende, duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, dhe vendet si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë janë anëtare. Ndërsa Kosova vazhdon të hasë vështirësi, qytetarët dhe bizneset e saj mbeten në pritje për përmirësimin e kushteve të pagesave ndërkombëtare, duke u ballafaquar me tarifa më të larta e mundësi më të vogla për rritje ekonomike.

Nga Kategoria

Kosova

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

11 Nëntor, 2026
Kosova

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

11 Nëntor, 2026
Kosova

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë

10 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjermania e Klopp bind ndaj Serbisë, tani gjithçka vendoset kundër Holandës

13 Nëntor, 2026

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026

Defekti global në Microsoft nxjerr në pah rrezikun e varësisë nga pak gjigantë të teknologjisë

13 Nëntor, 2026

Polonia tërhiqet nga financimi i programit të NATO-s për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën

13 Nëntor, 2026

U tha se u rrëmbye, reagon Elton Tozaj: Telefonin tim e kishte policia

13 Nëntor, 2026

Dikur pasardhësi i pritshëm i Trump, JD Vance përballet me pasiguri për të ardhmen e tij politike

13 Nëntor, 2026

Dokumente false për të kaluar kufijtë e Europës, si u zbulua rrjeti që operonte në rrjetet sociale

13 Nëntor, 2026

Rruga pa ndriçim, tre motra dhe foshnja përfundojnë me makinë në kanal në Lushnje

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.