• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Sa kushton të jetosh vetëm në Shqipëri?

7 Tetor, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Shpenzimet mujore për konsum në Shqipëri janë rritur gjatë vitit 2024 në të gjitha kategoritë e familjeve, duke reflektuar një rritje të lehtë të mirëqenies dhe të fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, por edhe nivelin e çmimeve. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shpenzimi mesatar mujor për një familje ka arritur në 93,042 lekë, nga 91,675 lekë një vit më parë. Pra rreth 1,300 lekë më shumë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëse vështrimi zhvendoset te madhësia e familjeve, shifrat tregojnë se sa më e madhe NjEF, aq më të larta janë shpenzimet total. Një familje me katër persona shpenzon mesatarisht 111,681 lekë në muaj, ndërsa ajo me pesë ose më shumë persona arrin në 115,729 lekë. Krahasuar me vitin 2023, të gjitha grupet familjare kanë regjistruar rritje të konsumit, nga 2 deri në 12%, me ritme më të larta për familjet me dy dhe tre persona, një shenjë që segmenti i familjeve të vogla po ndien më fort efektet e rritjes së të ardhurave.

Por sa konsumojnë familjet me fëmijë?

Lexo edhe:

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

Rritja e konsumit vihet re edhe në ndarjen sipas tipologjisë. Familjet me dy të rritur dhe fëmijë shpenzuan 106,042 lekë, nga 92,476 lekë një vit më parë, një rritje mbi 14%. Kjo tipologji familje ka rritjen më të lartë të konsumit. Edhe familjet me tre ose më shumë të rritur me fëmijë kanë rritur konsumin me rreth 6%, duke arritur në 115,654 lekë në muaj. Ky zgjerim tregon një tendencë drejt konsumit më të gjerë, veçanërisht në kategori si ushqimi, transporti, shërbimet dhe arsimimi.

Dy të rritur me fëmijë shpenzojnë rreth 27 mijë lekë më shumë se dy të rritur pa fëmijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një person i vetëm me fëmijë në varësi shpenzon rreth 23 mijë lekë më shumë se një person i vetëm.

Në anën tjetër, personat që jetojnë vetëm mbeten kategoria me shpenzimet më të ulëta, por edhe më të qëndrueshme, me 56,895 lekë në muaj, nga 55,940 lekë në vitin 2023. Për këtë grup, rritja është minimale, çka mund të lidhet me një kufi natyral të konsumit individual dhe me faktin se shumë prej tyre jetojnë me buxhete të kufizuara.

Kategoria më e ekspozuar ndaj kostove të jetesës mbetet ajo e personave të vetëm me fëmijë në varësi, ku shpenzimet mujore janë rritur në 80,257 lekë, nga 74,120 lekë një vit më parë. Kjo rritje reflekton jo vetëm nevojat më të mëdha për konsum në familjet e vogla me fëmijë, por edhe sfidat që hasin prindërit e vetëm në mbulimin e shpenzimeve.

Nga Kategoria

Aktualitet

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

7 Dhjetor, 2025
Ekonomi

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

6 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Parisi i jep dritën jeshile Becchetti-t: Shqipëria humb përfundimisht betejën për gjobën 110 milionë euro

6 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Doni: Roma, tërheqja nga sporti pas infarktit, Totti dhe 3,000 shtëpitë e ndërtuara. Të gjitha detajet.

Doni: Roma, tërheqja nga sporti pas infarktit, Totti dhe 3,000 shtëpitë e ndërtuara. Të gjitha detajet.

9 Dhjetor, 2025
Surprizë e madhe! Këngëtarja e njohur shqiptare bashkohet me "BBV Kosova"!

Surprizë e madhe! Këngëtarja e njohur shqiptare bashkohet me “BBV Kosova”!

9 Dhjetor, 2025

Raporti i OKB-së për mjedisin ‘i kapur’ për shkak të karburanteve fosile

9 Dhjetor, 2025

Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit/ Apeli lë në qeli Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit

9 Dhjetor, 2025
Rama garanton se do të përmbushë detyrat me integritet dhe në përputhje me ligjin.

Rama garanton se do të përmbushë detyrat me integritet dhe në përputhje me ligjin.

9 Dhjetor, 2025
Taremi mund të mos jetë i pranishëm në Botërorin 2026, shkaku i shqetësimit për Iranin.

Taremi mund të mos jetë i pranishëm në Botërorin 2026, shkaku i shqetësimit për Iranin.

9 Dhjetor, 2025

A ka thënë kryeministri polak se Polonia do të paguajë për krimet e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore?

9 Dhjetor, 2025

Raport alarmues: Mbi 1,700 civilë të vrarë nga sulmet ajrore në konfliktin e Sudanit

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.