• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

EMRI/ Pronari hiqej si kamarier/ Sekuestrohen hotele, makina dhe prona në Pogradec! Të ardhura nga trafiku i drogës

26 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sekuestrohet pasuri, e cila është dyshuar se është siguruar nga trafiku i drogës. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokuroria e Korçës bëjnë me dije se shtetasit Edri Buliçka, i janë sekuestruar një hotel, prona dhe automjete, të cilat ai pretendonte se i kishte në posedim nga të ardhurat nga rroga e kamerierit.

Po ashtu, nëna e tij kishte një aktivitet tregtar për shitje online, i cili nuk justifikonte pasuritë e familjes.

Lexo edhe:

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen

Njoftimi i policisë:

Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit Edri Buliçka i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit Edri Buliçka dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi Edri Buliçka të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.

Pamje nga hoteli i sekuestruar:

Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi Edri Buliçka deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.

Po kështu, nëna e tij, shtetasja Edlira Buliçka ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim.

Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionetbankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.

Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

-Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.

-Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;

-Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;

-Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe

-Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:

Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.

Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;

Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:

Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;

Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;

Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;

Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;

Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;

Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

Tags: Edri BuliçkapogradecProna

Nga Kategoria

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale
Lajme

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025
Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen.
Aktualitet

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën

8 Dhjetor, 2025

IBM do të blejë Confluent në një marrëveshje prej 11 miliardë dollarësh për të përforcuar ofertat e saj në fushën e AI.

8 Dhjetor, 2025
Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen.

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen

8 Dhjetor, 2025

Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

8 Dhjetor, 2025

Rriten dyshimet për kredinë e reparacioneve për Ukrainën ndërsa afrohet afati final i BE-së

8 Dhjetor, 2025
Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.